Lidhu me ne

Aktualitet

Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike

Ish-kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti është dyshues nëse reforma në drejtësi do të japë efekte. Duke bërë njënparalelizëm me Gjykatën Speciale të Kosovës ose EUELEX, Kurti thotë se pakti me ndërkombëtarët është që të ndëshkohen vetëm pushtetarë të vegjël lokalë, ndërsa ata që kanë votuar reformën nuk dotë preken.
“Kam frikë se, në fund fare, edhe kjo përpjekje për të sjellë drejtësi për popullin e Shqipërisë do të dështojë, dhe gjërat do të mbeten njësoj me përjashtim të faktit që sovraniteti do të mbetet përgjithnjë i cënuar. Unë pandeh se drejtësinë nuk mund ta sjelli një klasë thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar. Nuk është e mundur që vetë ata që dyshohen për korrupsion e krim të stërmadh, të votojnë unanimisht biletën e tyre për në burg. Këtë unë e di me eksperiencë, pasi në Kosovë shumë shpesh është shpresuar se organe ndërkombëtare si UNMIK, EULEX apo Gjykata Speciale do të ndëshkonin kriminelët që janë në pushtet lokalisht. Mirëpo këta kriminelë, të cilët i kanë votuar vetë mandatet e këtyre ndërkombëtarëve, para se të votonin kanë marrë garanci. Dhe faktet tregojnë se të gjitha këto misione ndërkombëtare kanë dështuar të sjellin drejtësi në Kosovë. Nuk shoh ndonjë arsye se pse do të duhej të kishin sukses në Shqipëri”.
Në një intervistë për gazetën Shekulli Kurti thotë se Në Shqipëri nevojitet një lëvizje e re politikeqë mund të sjellë ndryshimin. “Që të vinte drejtësia në Shqipëri, do të duhej së pari një ndryshim në elitën politike, dhe orientime të reja politike e ideore, që janë më kombëtare, më përfaqësuese, më sociale, më pranë vetë qytetarëve, më radikale. Beteja politike do ta përcaktonte edhe kthimin e timonit të shoqërisë e të shtetit drejt funksionalizimit të drejtësisë”- shprehet ish-lideri i Vetevendosjes.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook