Lidhu me ne

Aktualitet

Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu. Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka. Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”.
Nga ana e tij, trajneri Kuka, ka deklaruar se sportistja është e pastër dhe se testimi u kërkua nga një person pa autorizimin e Agjencisë Botërore Antidoping.
Kjo është e gjitha. Më pas francezët bënë një ankesë diku dhe po përpiqeshin ta çonin çështjen në gjykatë a diçka e tillë…Ekipi kosovar ka qenë në bisedime me Federatën Ndërkombëtare gjatë gjithë kohës sepse ne nuk mund t’i jepnim gjakun dhe urinën për analiza dikujt që nuk ka përgjegjësinë e testimit”, tha Kuka. I pyetur nëse Kelmendi mund të përballet me një përjashtim nga francëezët, ai shtoi se “Ata mund të bëjnë ç’të duan, por nuk është e ndershme”.
Duhet thënë se testimet e paplanifikuara kundërshtohen nga shumë sportisët, Nadal mes të tjerëve. Aq më tepër që në rastin në fjalë duket më shumë si një përpjekje franceze, gjithnjë pa patur kredencialet e duhura. Federata ka lënë të hapur mundësinë e sanksioneve por vetëm në Francë, aty ku me sa duket koleksionohen negativët imagjinarë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook