Lidhu me ne

Aktualitet

Pse mbahet i fshehtë projekti për sheshin “Skënderbej”?

Gazeta “Shekulli” raporton sot se projektit të sheshit “Skënderbej” do t’i shtohet edhe një kullë e lartë mes Muzeut Historik dhe hotel “Tiranës”. Sipas kësaj gaezet, projekti i plotë është përgatitur në formën e një botimi, por ai i mbahet larg publikut, a thua Tirana është pronë personale e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

Projekti parashikon kthimin e Sheshit “Skëndërbej” në një hapësirë vetëm për kalimtarë. Ai do të shndërrohet në një piramidë gjigante, të ulët, që fillon ngritjen e ngadaltë nga anët e sheshit drejt qendrës së tij, ku do të arrijë lartësinë 1,5 m. Për të zbutur masën gjigante të betonit, në disa vende të sheshit do të mbillen pemë gjelbëruese. Projekti parashikon ngritjen e disa ndërtesave në shesh, të paktën një ndërtesë të lartë në hapësirën midis Hotel Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar në fillim të Bulevardit Zogu I. Për të shmangur dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në lëvizjet e qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte të vogla të ndryshme”, shkruan gazeta(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=476371&projekti-i-qendres-se-tiranes…).

Pse nuk publikohet ky projekt, për të cilin çuditërisht opozita parlamentare po hesht? Ajo heshti edhe shfaqjen në Facebook e kryeministrit të një parkingu, ndërkohë që sheshit po i shtohen edhe elementë të tjerë. Një qëndrim gënjeshtari mban në këtë rast edhe kryetari i Bashkisë, që nuk ka folur asnjëherë për kulla e parkinge, por tashmë se çfarë përfaqëson zoti Veliaj, politikisht dhe moralisht është e qartë. Sikundër është e qartë se cila është ambicia më e madhe e kryeministrit aktual: thjesht një rikoncpetim – siç e ka quajtur përherë – i Tiranës. Asgjë më shumë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook