Lidhu me ne

Kryesore

Aleancës për Shqipërinë Europiane i mbaron karburanti. Kreu i LSI-së nuk ka një “po” për rikonfirmim të saj në zgjedhjet e vitit 2017

Ilir Meta, kryetar i LSI-së dhe i Kuvendit të Shqipërisë është shfaqur dje në një intervistë për Çim Pekën në studion e “syri.net”. Përveç përdorimit të zhargonit prej të forti që nuk i trembet burgut e që u vë kufirin te thana të gjithëve, Ilir Meta, ndër të tjera ka bërë edhe këtë deklarim për rreshtimin e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2017:

“Nuk kam arsye fare që të nxitoj për mendime të tilla aq më tepër për vendime sepse ato nuk do të jenë asnjëherë vendime personale. Ato do të jenë vendime të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për më tepër që ne kemi edhe zgjedhjet aktualisht në vjeshtë ku rinovohet mandati i gjithë të zgjedhurve të LSI-së, përfshirë edhe Kryetarin e forumet kombëtare. Dhe nuk ka asnjë lloj nxitimi dhe preokupimi për këtë çështje. Preokupimi ynë është përmbushja sa më me përgjegjshmëri e marrëveshjes qeverisëse që ne kemi dhe aktualisht sidomos sa i takon ecurisë sa më pozitive të reformës në drejtësi”.

E njëjta gjuhë dhe e njëjta qasje si në fillim të vitit 2013, kur Meta deklaronte se për koalicionin me PD-në, “do të vendosim më vonë”. Por një mungesë “po-je” për përsëritjen e koalicionit aktual, flet qartë për distancën e krijuar me PS-në, e cila është reale. Vendimi që do të marrë LSI-ja për zgjedhjet në fakt do të përcaktojë edhe qëndrimin e saj në koalicion dhe kjo është lënë të kuptohet nga entuziazmi i Metës për nevojën e një opozite të fortë. Është e njëjta gjë që bëri me Sali Berishën, nga qeveria e të cilit u shkëput muaj përpara se marrëveshja qeverisëse të ezaurohej. /Respublica

image_2016_08_10_2323_1470865965

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore6 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore9 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore10 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike10 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar10 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook