Lidhu me ne

Temporal

Kush po i rikthen ligjet e diktaturës?

Fevziu-blendiii

Nga Blendi Fevziu –
Të gjitha teoritë politike të botës kanë rënë dakort se në një sistem demokratik, transparenca dhe fjala e lirë jo vetëm e shëndoshin, por edhe e cojnë përpara një shoqëri. Nuk dua të përmend më shumë shembuj në këtë drejtim dhe as dua të kujtoj se cfarë pasojash i ka sjellë këtij vendi mungesa e lirisë. Mungesa e shprehjes dhe abuzimi me të. Por me gjasë, dikush nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë, ose ndonjë prej ekspertëve të ligjeve për reformën në drejtësi (shpresoj që nuk është ndonjë prej atyre që kanë hartuar nenin e famshëm 55 në kushtetutën e vitit 1976) duket se mendojnë ndryshe. Në projektligjin “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në nenin 13, pika 3, ka një formulim befasues. Ai thotë:
“Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Nuk ka asnjë dyshim që neni është krejt halucinant dhe në konflikt të drejtëpërdrejtë me kushtetutën e Shqipërisë dhe me gjithë kushtetutat e vendeve demokratike. Kushtetuta e Shqipërisë, në kapitullin për Liritë dhe të drejtat, në nenin 22 shprehet:
1. Liria e shprehjes është e garantuar.
2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
Ndërkohë neni 13 i ligjit të mësipërm i shkel të gjitha këto. Më shumë se me një nen të një vendi demokratik, ai ngjan me nenin famëkeq 55 të Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Nëni i famshëm i agjitacion e Propagandës kundër pushtetit popullor. Dhe agjitacion e propagandë mund të konsiderohej gjithcka. Kështu po ndodh edhe me këtë ligj. Dënohet thotë: influenca e papërshtatshme e njerëzve publikë, mediave etj. Po c’dmth influencë e papërshtatshme!? Nëse dikush shkruan në FB se prokuroria nuk ka punuar mirë për këtë apo atë cështje, a është kjo influencë e papërshtatshme!? Nëse dikush bën një koment në media se është i pabindur me mënyrën se si është ndërtuar një akuzë a është kjo një “influencë e papërshtatshme”? Nëse një person publik, psh ish President apo edhe Deputet është skeptik për hetimet a quhet kjo “influencë e papërshtatshme”? Së fundit, kush e përcakton cfarë është “influenca e papërshtatshme” dhe kush del garant që ajo nuk do të përdoret si sëpatë kërcënuese mbi cdokënd që shpreh mendimin e tij dhe nuk është dakort me hartuesit e ligjit!? Si mund të jetë një ligj kaq evaziv dhe si ka mundësi që një apo disa ekspertë të hartojnë një nen të tillë!. Si ka mundësi që deputetët e Parlamentit të Shqipërisë të jenë dakort me një nen si ky?! Edhe pse është cinike por ky nen që i mbyll gojën mediave, publikut të thjeshtë e madje edhe rrjeteve sociale ngjan me atë shprehjen e famshme që Malaparte mendonte se ishte filozofia politike e Musolinit: kush nuk mendon si unë është kundër meje. Dhe me këtë nen, kush nuk mendon si ata që ngrenë akuzën, kryen “influencë të papërshtatshme”. Në vitin 1994, për shumë më pak se sa ky nen, ligji i shtypit u konsiderua kërcënim për lirinë e shtypit në Shqipëri. Sot një shkelje e një parimi universal, sic është liria e shrehjes, po kthehet në ligj. Dhe nëse kjo ndodh, nuk ka faj, as ai hartuese anonim, as ai eksperti që ka futur në xhep ca rroga dhe as ai prokurori që ka frikë se cfarë do shkruajnë njerëzit në Facebook për të. Ka përgjegjësi Presidenti i Shqiperisë, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i Opozitës Lulzim Basha dhe 140 deputetët shqiptarë. Ata që e kuptojnë dhe ata që nuk e kuptojnë fare këtë ligj. Të gjitha bashkë, ata janë vrasësit e një vlerë të patjetërsueshme të demokracisë, të drejtës për të thënë fjalën tënde kur ta mendosh dhe pa frikë
Blendi Fevziu/Opinion

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook