Lidhu me ne

Mix

A na dëmton gjumi i tepërt?

A na dëmton gjumi i tepërt?

Një gjumë cilësor lidhet zakonisht me një shëndetit të mirë fizik dhe mendor. Por a është e dëmshme fjetja më shumë sesa rekomandohet? Ekspertët thonë se po. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “PLoS One” gjumi i tepërt, ashtu si mungesa e tij, është lidhur me një rrezik më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve kronike, përfshirë sëmundjet koronare të zemrës, diabetin e Tipit 2, ankthin dhe obezitetin tek të rriturit mbi 45 vjeç.

Por pse është i rëndësishëm gjumi? Tereza Shnorbah, psikologe dhe shkencëtare e gjumit i specializuar në Psikologjinë Klinike dhe Neuropsikologjinë Konjitive, thotë për Live Science se ai është thelbësor për ruajtjen e mirëqenies tonë fizike dhe mendore.

“Gjumi ka një rol kyç për rregullimin e proceseve metabolike dhe hormonale të trupit. Ai ka gjithashtu një funksion restaurues, pasi nxjerr jashtë helmet e grumbulluara në tru. Po ashtu gjumi forcon sistemin tonë imunitar, duke i dhënë mundësi qelizave të specializuara imune të punojnë në një mënyrë më efikase në luftimin e infeksioneve të ndryshme.

A na dëmton gjumi i tepërt?

Ndërkohë, ai mund të na ndihmojë edhe për t’u shëruar nga plagët emocionale. “Gjatë gjendjes së Gjumit të Lëvizjes së Shpejtë të Syve (REM), që zakonisht ndodh përreth 90 minuta në ciklin e gjumit, zvogëlohen përqendrimet kimike të noradrenalinës të lidhura me stresin dhe ankthin.

Njëkohësisht, riaktivizohen emocionet e trurit dhe strukturat e lidhura me kujtesën, duke na ndihmuar të përpunojmë kujtimet apo përvojat shqetësuese”-thotë Shnorbah. Po sa orë gjumë duhet të flihet në natë? Dr.Gai Medous, drejtues klinik dhe bashkëthemelues i “Sleep School” thotë se gjumi është mënyra jonë natyrale për të rifituar energjinë e humbur, dhe riparuar dhe madje detoksifikuar trupin dhe mendjen tonë nga lodhja dhe streset e një dite më parë, duke na përgatitur që të japim më të mirën ditën e nesërme.

Por kohëzgjatja e duhur e gjumit varet nga mosha, niveli i aktivitetit fizik, gjendja shëndetësor në përgjithësi dhe mënyra e jetesës. Këto të dhëna ndryshojë gjatë rrjedhës së jetës. Në përgjithësi, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) rekomandojnë 7-9 orë gjumë për të rriturit, 8-10 orë për adoleshentët, dhe 14-17 orë për të sapolindurit.

Gjatë periudhës së stresit ose sëmundjeve, mund të ndjeni se keni nevojë për më shumë gjumë sesa zakonisht. Medous ka studiuar fiziologjinë njerëzore për 25 vjet, dhe 20 prej të cilave i janë kushtuar kërkimit mbi gjumit dhe parandalimin e çrregullimeve të tij.

A na dëmton gjumi i tepërt?

Gjatë 10 viteve të fundit, ai ka punuar me mijëra të prekur nga pagjumësia. Medous thotë: “Shpesh njerëzit mendojnë se ne mund ta stërvitim veten për të pasur nevojë për më pak gjumë. Fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë. Shkenca na thotë se ne nuk mund ta ndryshojmë sasinë e gjumit që na nevojitet. Në kundërshtim me besimin popullor, të moshuarit nuk kanë nevojë për më pak gjumë. Modelet e tyre të gjumit mund të ndryshojnë, madje edhe struktura e gjumit të tyre, por nevoja e tyre për gjumë mbetet e njëjtë”.

Nga ana tjetër një shtim i problemeve shëndetësore që shqetësojnë gjumin, si dhimbja gjatë natës ose shkuarjet gjithnjë e më të shpeshta në tualet, e bëjnë më të vështirë pasjen e një gjumi të pandërprerë. Sipas Medous, nëse doni një shëndet të mirë mendor, bëjeni gjumin një prioritet dhe synoni të flisni për aq sa keni nevojë.

Diabetikët përjetojnë shpeshherë lodhje për shkak të niveleve të larta ose të ulëta të sheqerit në gjak. Ndaj për të pasur një normë të stabilizuar, ata duhet të synojnë të flenë të paktën 7 orë gjumë në natë. CDC thotë se shenjat e një gjumit me cilësi të dobët përfshijnë ndjesinë e lodhjes edhe pas shumë orëve gjumë, zgjimin e përsëritur gjatë natës dhe përjetimin e simptomave të çrregullimeve të gjumit (si gërhitja apo gulçimi për ajër).

A na dëmton gjumi i tepërt?

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt mund të shkaktojë në një sërë problemesh shëndetësore. Medous thotë:“Gjumi rregullon hormonet tona të oreksit, duke na ndihmuar të kemi një peshë trupore të shëndetshme. Studimet tregojnë se kur flemë, truri ynë nxjerr jashtë të gjitha toksinat që janë grumbulluar gjatë ditës, duke e reduktuar rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit”.

Nga ana tjetër gjumi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve të glukozës në gjak dhe rrjedhimisht shmang rrezikun e diabetit. “Një gjumë i mirë gjatë natës ka një efekt terapeutik, duke e reduktuar stresin e përjetuar gjatë ditës, dhe na ndihmuar të zgjohemi më të lumtur”.

Shnorbah thotë se ka raste kur mund t’ju duhet të flini më shumë se të tjerët, si për shembull kur trupi juaj po përballet me një sëmundjen, por në përgjithësi mund t’i përmbaheni normave. “Gjumi i tepërt lidhet shpesh me çrregullime fizike ose mendore, si apnea e gjumit, depresioni, ose efektet anësore të ilaçeve, dhe efektet që mund të lidhen me gjumin e tepërt, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe sëmundjet mendore”- thotë ekspertja.

Gjumi i tepërt – më shumë se 8 orë – mund të ketë një efekt të dëmshëm në tru, sipas studimit më të madh të gjumit në botë të botuar në revistën “Sleep”. Neuroshkencëtarët në Institutin e trurit dhe mendjes të Universitetit Perëndimor, zbuluan se gjumi i tepërt mund të zvogëlojë aftësinë njohëse dhe aftësitë e arsyetimit.

Hulumtimi i publikuar në “Sleep”, zbuloi se njerëzit që flinin nga 9-10 orë në natë, kishin 21 për qind më shumë gjasa të bëheshin obezë gjatë një periudhe 6-vjeçare, krahasuar me ata që flinin 7-8 orë. Gjumi i tepërt është një simptomë e mundshme e depresionit dhe ankthit, dhe mund t’i përkeqësojë simptomat. Edhe një studim i publikuar në “Sleep Medicine Reviews”, zbuloi se ata që flinin për një kohë të gjatë, kishin një shkallë më të lartë të depresionit.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix3 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix3 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix3 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix3 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix3 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix3 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix3 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar3 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook