Lidhu me ne

Kryesore

Ndodh edhe kështu, Sarkozy rikandidon për një Francë “të pamëshirshme”

Nuk janë vetëm Putin, Erdogan apo Bashar Al Asad që rikandidojnë. Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi se do të garojë zyrtarisht për President i Francës në zgjedhjet e vitit 2017. Këtë e ka lajmëruar në një postim në Facebook ku shkruan: “ “I vendosur për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. Mendoj se kam forcë për të udhëhequr këtë garë në një periudhë të trazuar të historisë sonë.”

61-vjeçari Sarkozy humbi presidencën në vitin 2012 nga socialist Francois Hollande, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm.  Republikani Nikcholas Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.  Edhe pse gëzon mbështetjen e të djathtës, ai nuk ishte popullor për një pjesë të madhe të francezëve.  Siç shkruan “Guardian”, shumë e quajtën “Presidenti i të pasurve”, ndërsa Franca që la pas kishte më shumë të papunë.

Megjithatë, ish-presidenti i Francës konsideron se shqetësimet që kanë shkaktuar sulmet e fundit terroriste në vend do të rrisin shanset e tij për rimarrë “timonin” e Francës. Së fundmi ai deklaroi se “Francës i është shpallur luftë. Nuk duhet të tregojmë mëshirë, ne duhet ta kalojmë frikën në krahun tjetër”. Sarkozy promovon një axhendë të ashpër kundër terrorizmit islamik dhe çështjeve të emigracionit për të fituar edhe mbështetjen e elektoratit të ekstremit të djathtë.

Në mënyrë të veçantë, Sarkozi propozon kufizimin e të drejtave që kanë të bëjnë me identitetin francez të fëmijëve të lindur nga prindër të huaj, ndalimin e shamisë muslimane në universitete, institucione dhe  ndërmarrje publike si dhe dhe ndalimin e ushqimit alternativ në shkollat (ku ushqimet  nuk përmbajnë mish derri) .

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook