Lidhu me ne

Radar

Kush është Petr Pavel, presidenti në Çeki

Një ish-gjeneral, president në Çeki

Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i panjohur deri para pak vitesh për opinionin publik çek, por në zgjedhjet e fundit në vend (27/28.01) ai fitoi rreth 58% të votave. Kundërkandidat ishte oligarku populist, kreu i lëvizjes ANO dhe ish-kryeministër, Andrej Babis. Babis arriti të merrte 42% të votave.

61-vjeçari Petr Pavel ishte para ndryshimit anëtar i Partisë Komuniste, si shumica e ushtarëve profesionistë. Në shkollimin e tij bën pjesë edhe shkollimi për shërbimet informative dhe ushtrinë çekosllovake. Pas 1990-s, Pavl vazhdoi shkollimin dhe bëri karrierë. Ai studioi në shkollat amerikane dhe britanike, mes të tjerash edhe marrëdhënie ndërkombëtare. Pavl u bë i njohur si ushtarak gjatë shërbimit në trupat e NATO-s në ish-Jugosllavi, (UNPROFOR). Ai drejtoi në vitin 1993 një operacion, në të cilin u shpëtuan 50 ushtarë francezë nga një zonë luftarake mes serbëve dhe kroatëve në lindjen e Kroacisë. Pas kësaj Pavel u nderua me Urdhrin e Legjionit të Nderit në Francë dhe Medaljen e Heronjve të Çekisë. Karriera e tij vazhdoi me emërimin si shef i përgjithshëm i shtabit të ushtrisë çeke. Në vitin 2018 Pavel doli në pension si ushtarak.Një ish-gjeneral, president në ÇekiPetr Pavel dhe bashkëshortja e tij Eva

Në vitin 2019 Pavel filloi me përgatitjet për fushatën presidenciale, para se të shpallte kandidaturën. Ai filloi të udhëtojë në vend dhe të flasë me qytetarët për përvojën e tij në ushtri, çështjet e mbrojtjes dhe jetën e tij duke dhënë shumë intervista. Gjatë pandemisë së COVID-it, gjatë së cilës Çekia ishte ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve për numër popullsie, Pavel krijoi një ekip ekspertësh që u përpoq të konsultojë qeverinë me këshilla shkencore. Këtë kohë filloi të flitej, se Petr Pavel dëshiron të kandidojë si president. Në sondazhe ai ishte i favorizuar deri para shpalljes së kandidaturës nga Andrej Babis.

Gjatë fushatës Pavel u përpoq të paraqitej si kandidat i pavarur, jopolitik, dhe tregonte vëmendje për çëshjet ushtarake dhe ndërkombëtare. “Kam mësuar diplomacinë në krye të NATO-s, kur më duhej të arrija ujdi mes 30 vendeve”, tha Pavel në një duel televiziv në televizionin Nova. Ai u paraqit me dinjitet, qetësi dhe bindi shumë çekë me sigurinë e paraqitjes dhe preferencën për motorë të fortë. Dhe jo pak edhe për shkak të ngjashmërisë së tij me themeluesin dhe presidentin e parë çekosllovak, Tomas Garrique Masaryk (1850-1937).

Në raundin e dytë ai u mbështet edhe kandidatja që doli në vend të tretë, ekonomistja 44-vjeçare, Danuse Nedrudova dhe kandidatë të tjerë properëndimorë. Por disa votues kishin probleme me të shkuarën komuniste të ish-gjeneralit. “Kjo është një goditje për të gjithë viktimat e regjimit komunist”, tha muzikanti i njohur, disidenti dhe ish-ministër për të Drejtat e njeriut, Michael Kocab për radion çeke. Por nuk u vërtetua frika se kjo do të trembte shumë votues prodemokratikë të shkonin në zgjedhjet e balotazhit. Ashtu si edhe përpjekja e Babis, që para raundit të balotazhit pretendonte, se Pavel do ta çojë vendin në luftë, në një kohë që Babis përpiqet për paqen në Ukrainë. Pavel siguroi shumicën në zgjedhje që patën një pjesëmarrje shumë të lartë të votuesve, rreth 70%.

Pavel: “Nuk shoh humbës dhe fitues”

Një ish-gjeneral, president në Çeki

Pavel deklaroi, se detyra e tij e parë është të bashkoj vendin e përçarë nga zgjedhjet. “Nuk shoh në këtë vend elektorat që humb ose fiton. Vlera si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe devocioni kanë fituar. Jam i gatshëm që këto vlera të mos i kthej vetëm në presidencë por t’ia kthej edhe republikës përmes shërbimit tim.” Presidentja çeke, Zuzana Caputova erdhi në shtabin zgjedhor që të shtunën në mbrëmje dhe uroi presidentin e ri. “Me ju ka fituar shpresa, se dinjiteti dhe e vërteta mund të jenë të fortë”, tha ajo. Caputova dhe Pavel kanë bërë të ditur, se do të vizitojnë së bashku Kievin shpejt.

Pavel ishte i preferuar i votuesve të rinj. “Një nga arsyet për suksesin e Petr Pavel ishte se ai ia doli të çojë shumë votues në kutitë e votimit, edhe ata që kishin votuar më parë parë për Danusa Nerudovan”, u shpreh Pavel Maskarinec, politolog në Universitetin Jan-Evangelista-Purkyne në Usti nad Labem. Me Pavel ka fituar një politikan proeuropian, properëndimor, proatlantik, megjithë të shkuarën e tij të largët komuniste për një kohë të shkurtër.

68-vjeçari Andrej Babis e uroi Pavel për fitoren. Në lidhje me të ardhmen e tij politike si deputet dhe kryetar i lëvizjes opozitare ANO ai nuk u shpreh qartë. Ekspertët nuk mendojnë se miliarderi do të tërhiqet nga politika. Lëvizja ANO është në sondazhe partia më e fortë aktualisht dhe ka shanse të fitojë zgjedhjet parlamentare pas tre vjetësh.

/DW

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook