Lidhu me ne

Sport

Anthony Joshua do tërhiqet nëse humbet ndaj Jermaine Franklin


Anthony Joshua. Photo: Mark Robinson/Matchroom Boxing

Anthony Joshua ka pranuar se do të tërhiqet nga boksi të shtunën në mbrëmje nëse humbet nga Jermain Franklin në luftën e tij të rikthimit në “O2 Arena”.

Ish-kampioni i botës dy herë do të rikthehet në ring të shtunën për t’u përballur me amerikanin në peshën e rëndë, pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Joshua po kërkon të regjistrojë fitoren e tij të parë profesionale që nga dhjetori 2020 kur mundi Kubrat Pulev me TKO.

Megjithatë, ka një presion të jashtëzakonshëm mbi Joshua që po shkon në duel, me shumë që i bëjnë thirrje atij të varë dorezat nëse ai rrihet nga Franklin.

Kur u pyet për narrativën rreth karrierës së tij dhe nëse ai do të tërhiqet nga boksi nëse humbet, Joshua tha se “Unë do ta bëj. Do të tërhiqem nëse humbas”.

“Nëse njerëzit duan që unë të dal në pension, unë do të tërhiqem. Unë nuk do të luftoj nëse njerëzit nuk më duan gjithashtu. Nuk bëhet fjalë as për paratë. Bëhet fjalë për konkurrentin brenda jush. Kjo është ajo që është e rëndësishme”, vijoi ai.

Eddie Hearn gjithashtu preku presionin nën të cilin është Joshua.

“Ka shumë presion në këtë luftë”, tha ai për “Sportsmail”, duke shtuar se “Ju keni Jermaine Franklin këtu, i cili është rreth 28 paund më i lehtë se sa ishte kundër ndeshjes me Dillian Whyte”.

“Është një shans për të (Franklin) që të katapultojë veten në botën e kategorisë së peshave të rënda. Për AJ, ka presion. Ai është kthyer në O2. Ai nuk ka boksuar atje për shtatë vjet. Këtu filloi gjithçka për debutimin e tij dhe është një luftë që duhet fituar”.

“Dua të shoh Anthony Joshua-n shkatërrues që të gjithëve na pëlqen ta shikojmë. Por, Franklin do të bëjë një detyrë të vështirë”, theksoi Hearn.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook