Lidhu me ne

Kritike

Ku gaboi Shqipëria e De Biasit?

Traineri i Tiranes Sulejman Starova, gjate ndeshjes se futbollit, Kastrioti-Tirana, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Kastrioti te qytetit te Krujes.

Nga Sulejman Starova/

Ishte një ndeshje paradoksale sa i përket lojës që zhvilluam dhe rezultatit që morëm. Shqipëria zhvilloi një lojë fragmentare dhe kryesisht në nivel të dobët, por arriti të merrte tri pikët, që gjithsesi janë shumë të çmuara. Për herë të parë në 75 minuta lojë nuk morëm dot një goditje këndi dhe ky është një rekord për “Guinness” te ne. Të ngadaltë dhe të paqartë në mënyrën se si duhej të sulmonin, lojtarët tanë menduan se mund të menaxhonin lojën me një rezultat 1-0, por kjo është e rrezikshme, edhe kur ke përballë një skuadër gati të lodhur si Maqedonia.

Pjesa e parë

Goli nuk erdhi si rrjedhë logjike e një aksioni të studiuar mirë, por pas një pasimi të gjatë pa shumë pretendime nga ana e Hysajt drejt Sadikut. Ky i fundit me shumë mjeshtëri dhe me cilësitë e një sulmuesi race, gati e “shpiku” atë gol. Më pas konfuzion dhe pasiguri. Zhgënjimi i madh ishte se si një skuadër që shënon gol që në minutën e 9-të dhe ka përballë një ekip realisht të limituar në cilësi, nuk arrin që ta shfrytëzojë këtë element në aspektin psikologjik dhe të paktën të ushtrojë presion edhe në vazhdim për të gjetur golin e dytë?!

Si ka mundësi që një ekip që ka shënuar kaq shpejt dhe me një stadium elektrizues si “Loro Boriçi” nuk ruan ritmin dhe nuk shfaq këmbëngulje për të mbyllur llogaritë me një Maqedoni që qartazi nuk ishte ndonjë skuadër për t’u pasur frikë? Kjo është shqetësuese…

Pjesa e dytë

Maqedonia shënoi një gol edhe për gabimin tonë, teksa i pafati Kukeli e ktheu atë top gabim. Por nuk ishte ky problemi i madh i Shqipërisë. Problem ishte që Hysaj, me sa dukej, kishte marrë detyra të prera në mbrojtje dhe të mos kalonte mesin e fushës. Gashi, një lojtar jo për atë rol, nuk mundi të bënte asgjë nga krahu i tij. Asnjë ikje, asnjë driblim dhe si rrjedhojë asnjë krosim.

Hyka nga krahu tjetër ishte më i lëvizshëm, por udhëzimi për ta kaluar sa në qendër, sa në krahun e Gashit, nuk i dha mundësinë të bënte rolin e mesfushorit të krahut, por atë të “xholit” që luan i lirë dhe trazon ujërat. Në fillimin e pjesës së parë ai e bëri mirë këtë, aty para zonës së Maqedonisë, por ndërkohë Shqipëria ishte inekzistente nga krahët. Po, sepse Agolli me detyra tërësisht mbrojtëse, nuk pati mundësi as të merrte krahun dhe as të krosonte. Pra, ngeli si alternativë sulmuese vetëm qendra.

Po ne çfarë lojtarësh kishim në qendër? Kishim Kukelin, Xhakën dhe Abrashin. Ata janë shumë të mirë për ndeshjet kur Shqipëria duhet të mbrohet më shumë sesa të sulmojë, por jo kur duhet të fitojmë patjetër dhe kur kemi një kundërshtar që luan praktikisht me skemën 5-4-1 si Maqedonia.

Ndaj, për mendimin tim, ndërprerja e ndeshjes erdhi si një dhuratë nga Zoti, sepse Shqipëria përveçse nuk kishte forcë për të sulmuar si duhet, nuk kishte as ide. Dhe ky është problemi i një skuadre të mësuar dhe të instruktuar të mbrojë më shumë sesa të sulmojë. Imagjinoni sa keq do të kishin shkuar punët nëse atë gol që Maqedonia na e shënoi në fillim të pjesës së dytë, të na e kish shënuar në fund të pjesës së dytë…

Problemet

Shqipëria luan shumë mirë pa top dhe kur ka ndonjë kundërshtar të fortë përballë, ndaj të cilit nuk duhet kurrsesi të humbë. Kjo është një gjë që tanimë e dimë të gjithë. Por Shqipëria duhet ta korrigjojë këtë pjesë, nëse duam të shkojmë larg. Për shkak të këtij mentaliteti apo të këtyre zgjedhjeve, u detyruam që tre lojtarë si Mavraj, Gjimshiti dhe Agolli të rrinin peng i një lojtari të perënduar si Pandev dhe një gjysmë-lojtari cilësor si Alioski, që në fund të fundit shënoi pasi i bëmë ne një dhuratë… Personalisht mendoj se është e tepruar që me një kundërshtar si Maqedonia të jemi kaq difensivistë në mbrojtje dhe në mentalitet.

Zgjidhja

Së pari, duhet të fillojmë të mendojmë për një plan “B”, kur gjërat na dalin jashtë parashikimeve. E them këtë, sepse, pasi pësuam gol, u panë si zgjidhje alternative vetëm pasimet me topa të gjatë. Kjo jo gjithmonë të nderon. Së dyti, gjykoj që lojtarët duhet të vendosen gjithnjë sipas rolit të vet.

Sërish nuk më pëlqeu që me aktivizimin e Roshit dhe të Memushajt, të dy nuk luanin në pozitat e tyre, duke mos qenë fare efikasë. Do të kish qenë normale dhe më e thjeshtë nëse Roshi luante në të djathtë, Memushaj në qendër pas dy sulmuesve dhe Kukeli hera-herës mund të spostohej i majtë. Në këtë mënyrë nga një skemë klasike 4-4-2, mund të ndryshonim gjatë aksioneve sulmuese në një 2- 4-4, me Agollin pjesëmarrës në krah.

Nga Sulejman Starova/ Nuk ishte rastësi që e fitoi ai faullin nga erdhi goli. E përsëris, Gashi është një lojtar i talentuar dhe shumë i zoti, por, së pari, nuk po kalon më periudhën e artë të dy viteve më parë dhe për më tepër aktivizohet në një rol që nuk e bën dot si duhet. Është provuar pafundësisht aty dhe asnjëherë nuk ka bërë diferencën. Nuk e kuptoj se përse këmbëngulet kaq shumë. Uroj gjithashtu që Gjimshiti të kapë formën e tij sa më shpejt, sepse duket që ka kohë që nuk luan.

Në të kundërt nuk do kish ngelur aq mbrapa në rastin e golit në dyluftimin me Alioskin. Hysaj dhe Agolli nuk mund të “gozhdohen” vetëm në mbrojtje edhe kur kemi përballë rivalë si Maqedonia, ndërsa në mesfushë duhet punuar pak më shumë me ekuilibrat. Kur nuk funksionojnë krahët, atëherë duhet të kesh një nga qendrat e mesfushës që të dijë të ndërtojë. Është e tepërt t’ia kërkosh Abrashit këtë… Nga ana tjetër, lojtarë si Sadiku, Balaj apo edhe Cikalleshi kanë nevojë që të ndihmohen më tepër në lojën nga krahët.

/Panorama sport

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook