Lidhu me ne

Kryesore

Kur popullit i hyn nga katër anët/Megagjoba për të ulur aksidentet, rrugë pa standarde sigurie që i paguajmë dy herë, tarifa të rritura sigurimi për shkak aksidentesh!!!

Sot u shfaq para mediave ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Duke lënë pas skandalet e përgjimeve dhe të drogës që lulëzon, ministri që akuzohet se është ushtar i njerëzve të ndryshëm të botës së krimit, u kujtua për sigurinë e qytetarëve. Dhe për ta garantuar atë, Sajmir Tahiri nuk di të propozojë asgjë tjetër përveçse, të shtojë gjobat dhe të kërkojë një tendet për kamerat, kjo e fundit me probleme serioze në ruajtjen e privatësisë.

Çfarë ka thënë Tahiri sot në takim me njësi të Policisë Rrugore? Ai ka paralajmëruar se masat e reja po hyjnë në fuqi dhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen.

Është shumë e rëndësishme që në të fillojmë të zbatojmë ligjin, të kujdesemi për veten të kujdesemi për ata që janë në makinë me ne, duke vendosur rripin e sigurimit. Një gjobë është një kosto jo e vogël, por gjoba e Policisë Rrugore është kosto shumë më e vogël, sesa kosto që kemi nga humbja e jetëve apo pasojat e rënda në shëndetin e qytetarëve tanë”, tha ministri.

Gjoba e vogël për të cilën flet ministri është 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja nëse drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët nuk kanë vënë rripin e sigurimit. Të detyrosh në këto përmasa gati obsesive qytetarin të kujdeset për veten është njësoj si të ndëshkosh me gjobë një tentativë vetëvrasjeje! Sepse një qytetar që nuk vendos rripin e sigurimit në makinë cenon vetëm sigurinë e vet e të askujt tjetër. Ky është diskutim i gjerë, por sanksioni për këtë aspekt ka kuptim brenda një kufiri, e jo në përmasa të tilla. Morali i ministrit në këtë rast është si ajo shëllira në vapë që bën vetëm ta flakësh. Raportohet se vetëm në 24 orët e fundit janë vënë  923 gjoba. Çka do të thotë se po ecet shpejt në këtë drejtim, ndërkohë që aksidentet për këtë tre mujor u rritën me 13%. Po sipas burimeve zyrtare.

Ministri i Brendshëm u kujdes që të flasë për masat e marra për uljen e numrit të aksidenteve, duke përfshirë në fjalët e mira edhe Ministrinë e Transporteve, që milet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ne kemi bërë shumë për të rritur sigurinë rrugore, edhe për sa i takon punës që ka bërë Ministria e Transporteve për sinjalizuesit në rrugë, edhe për sa i takon punës që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit për të disiplinuar qarkullimin rrugor. Por ne jemi shumë të vetëdijshëm që ka shumë më shumë hapësirë për të punuar…Deri dje punonjës të Policisë Rrugore suleshin si karkaleca në rrugë për të gjobitur padrejtësisht dhe për të zhvatur me ryshfet qytetarët. Sot janë kthyer në një shërbim shembullor”, tha duke gënjyer hapur Sajmir Tahiri. Sepse është e papranueshme që me një shërbim të cilin përballemi përditë të na japë vlerësime ministri, i cili në këtë rast është i detyruar të mbrojë veten.

Sajmir Tahiri ka arsyet e veta për ta mbrojtur edhe Ministrinë e Transporteve, e cila vetëm në autostradën Tiranë –Durrës nuk ka bërë asgjë për sinjalistikën. Sepse nga sa u konstatua në rastin e Kavajës muaj më parë, Autoriteti Rrugor dhe Policia ia kalonin fajin njëra-tjetrës për vdekjen e personave në makinë, duke pohuar kështu se numri i lartë i aksidenteve ka si faktor EDHE SIGURINË E RRUGËVE. Të cilat tenderohen, mbyllen ashtu siç i shohim dhe u lihen shqiptarëve të bëjnë derman vetë. Është folur shpesh sesi jemi vjedhur të gjithë nga qeveritë, të cilat pasi ndërtojnë rrugët me paratë publike, kalojnë mirëmbajtjen me konçesion, duke u dhënë të drejtë kontraktorëve të vjelin fitimin nga tarifimi i njerëzve. Në fakt kjo është taksë e dyfishtë e cila quhet Vjedhje.

Ky problem me sigurinë rrugore po fiton një rëndësi tjetër, pasi po zë peshë në ekonominë e shumicës së familjeve. Ndërkohë që ministri na flet për përmirësim të sigurisë rrugore dhe mandej për ta forcuar atë imponon rritjen e gjobave që janë mandej diskrecion i humorit të policit rrugor, kompanitë e sigurimit na thonë krejt tjetër gjë.

Para disa ditësh u bëmë dëshmitarë sesi me një vendim të përbashkët, kompanitë rritën çmimin e sigurimit të automjeteve, duke bindur madje edhe një agjencia karagjozësh si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që të pranojë argumentet e tyre. Madje në bllok pa vrarë mendjen për situatën në treg. Çfarë argumenti sollën kompanitë e sigurimit? Asgjë më shumë sesa…rritjen e aksidenteve rrugore.

Nga raportet e paraqitura nga kompanitë e sigurimeve ekspertët e AMF-së kanë arritur të kuptojnë se në fakt çmimet e reja janë më të ulëta se ato të llogaritura nga vetë AMF. Kjo për shkak të rritjes së taksës mbi primin në 10% në 2016-ën nga 3% që ishte më parë dhe pamundësinë e kompanive të sigurimeve për të paguar dëmet e prambambetura nëpërmjet fondit të kompensimit, detyrime të cilat janë akumuluar si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve me shkaktarë të pasiguruar. Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, vetëm në tremujorin e parë të 2016-ës numri i aksidenteve është rritur me 13%”, u tha në raportimin e këtij zhvillimi interesant.

Pra gjoba maksimale për një rrip sigurimi që cenon vetëm sigurinë personale, me argumentin se ulen aksidentet. Rritje e tarifave të sigurimit, sepse ka numër të lartë aksidentesh në rrugë për të cilat pranohet se janë ende pa standarde sigurie e për të cilat paguajmë dy fish për ndërtim dhe mirëmbajtje.  Një mësymje e gjithanshme ndaj qytetarit i cili mbytet në malin e faturave dhe fjalëve nga politikanë plazme si Sajmir Tahiri. Këtu nuk po përmendim çështjen e lojës me karburantin që mbetet me çmimet më të larta, përherë si pasojë e politikës fiskale të këtij shteti. /Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook