Lidhu me ne

Radar

Ndikimi i emrit dhe mbiemrit tuaj në karrierë

emer-mbiemer-300x200

Gjatë muajve në pritje të fëmijës, prindërit mendojnë me qindra emra; por sipas përllogaritjeve, një në pesë persona pendohet për zgjedhjen e emrit.
Në fakt, bëhet fjalë për një zgjedhje jo pak të rëndësishme sipas një studimi kërkimor të New York University e më pas të publikuar në revistën The Independent.
Përfundimi i këtij studimi ishte se në fakt, emri ka njëfarë ndikimi në mundësitë për karrierë e sukses të një personi.
Ndonjëherë, ndodh që kur mësojmë emrin e një personi, kemi ndjesinë që emri i përshtatet më së miri atij. Por, ndoshta nuk është thjesht një vetësugjestionim.
Sipas kërkuesve amerikanë, ka më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar. Po ashtu, sipas një studimi të ngjashëm të Universitetit Marquette, personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më tepër vështirësi për t’u punësuar.
Duke u thelluar edhe më shumë në këtë studim, kërkuesit kanë vërejtur një lidhje në inicialet e emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë; ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit do të jenë më të prirë për blerje pa kontroll. Ky është përfundimi i Economics of Education Review, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës e rasteve për të arritur një qëllim.
Së fundi, revista e specializuar Psychological Science sjell në vëmendje një studim gjerman, sipas të cilit ata që kanë një mbiemër, që tingëllon fisnik dhe i qartë, kanë më shumë mundësi për të arritur poste të larta drejtuese.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook