Lidhu me ne

Kryesore

Ja ku do të studiojë maturantja më e mirë në Shqipëri për vitin 2016

fjona_parllaku

Fjona Parllaku, e shpallur si maturantja më e mirë mes rreth 40.000 maturantëve në Shqipëripër vitin 2016, është shpallur fituese në 10 përzgjedhjet e saj në formularin A2.

Por, mes dhjetë preferencave asaj i është dashur të bëj vetëm një zgjedhje përfundimtare, ku edhe do të studiojë.

Kjo javë ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për Fjonën, pasi i është dashur të marrë një vendim shumë të vështirë në lidhje me profesionin e saj të ardhshëm, shkruan Albeu.com.

Kështu, në ditën e fundit të afatit të parë të regjistrimeve në universitete, Fjona Parllaku ka marrë vendimin e saj.

Ajo ka përzgjedhur UniversitetinEpoka në Tiranë, ku do të studiojë me bursë të plotë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital.

Fjona është diplomuar këtë vit nga Kolegji “Turgut Özal” Tiranë, dhe është shpallur si maturantja më e mirë në Shqipëri për vitin 2016.

Gjatë arsimimit të saj, Fjona ka fituar shumë çmime në olimpiada dhe konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërmjet të cilave, Vendin e Parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës 2016, Medaljen e Artë në ASEF (Panairi i Shkencës dhe Inxhinierisë në Shqipëri) 2016, Medaljen e Bronzit në Olimpiadën e Katërt Shkencore Epoka, etj.

Nga statistikat e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Librin e Transparencës, vërehet se Universiteti Epoka është ndër më të përzgjedhurit në degët që ofron, sidomos mes studentëve me mesatare të lartë nga shkolla e mesme.

Sipas rankimit të fundit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 të grupit më të madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), Universiteti Epoka, i cili është vazhdimësi e kolegjeve turke nëShqipëri, për të disatën herë është renditur i pari në Shqipëri dhe i 4979-ti në botë, i pasuar nga Universiteti i Tiranës, që renditet i dyti në Shqipëri dhe 6262-i në botë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook