Lidhu me ne

Temporal

Ngeci Dreqi

edison-ypi-414x420

Nga Edison YPI

Avioni i Ishmit u nis për të bërë punë të mira. Por ngeci dreqi.

Do merrte me vete dhe do flakte në një gropë me krokodila të uritur të gjithë ata surratqenat, ata bajgat, plehrat, të cilët edhepse janë në pushtet, edhepse kanë një mijë punë për të bërë, merren me Doktorin.

Do ngarkonte në bord dhe do t’i zbarkonte në ishullin e Sazanit ku mes gjarpërinjve të helmatisur të kalonin reston e jetës hordhinë e gjoja demokratëve pa asnjë aftësi, asnjë talent, asnjë dëshirë për të bërë ndonjë punë a për të dhënë ndonjë ndihmesë, të cilët, duke pritur që Partia Demokratike të vijë në pushtet dhe ata të zenë ndonjë punë sa më të kollajshme me sa më tepër pare, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse llallallara nëpër kafenera duke kritikuar Kryetarin e tyre.

Avioni në fjalë, i cili duket i vogël nga jashtë por nga brenda është i madh, nuk do linte pa ngarkuar të gjithë ata që shitën votën. Po të mos i ishte thyer rrota dhe të mos ngecte, që këta edepsëzë të zënë mënt, avioni do t’i merrte dhe do t’i flakte në kënetën e Karavastasë për të ndejtur pa ngrënë e pa pirë nja një vit mes baltrave dhe gaforreve. Po ashtu do merrte dhe do t’i hidhte nga dy mijë metra lartësi mbi shkëmbinjtë prapa Dajtit ku do bëheshin çika-çika edhe ata që votën e blenë.

Ca sigurimista dhe nomenklaturista që bëjnë sikur nuk e dinë se kurvi ishte një gangster vrasës që e mbajti peng Shqipërinë dhe shqiptarët duke i fukarallepsur si mos o Zot, janë ndarë gjoja më dysh dhe po bëjnë sikur po debatojnë me njëritjetrin për të gjetur ku gaboi e ku s’gaboi kurvi. Këta ndyrësira, avioni i Ishmit, do t’i merrte do t’i hidhte mes ujqve të uritur të pyjeve të Pukës, por ç’e do se për shkak të rrotës që j’u thye, dreqi ngeci.

Po të mos i ishte thyer rrota dhe dreqi të mos kishte ngecur, dibranët që nuk kanë qënë kurrë në Kukës nga Kalaja e Dodës, avioni i Ishmit do t’i hidhte te Dogana e Morinit për tu kthyer më këmbë në Dibër. Në të njëjtën mënyrë, ai avion, kuksianët që nuk kanë qënë kurrë në Dibër nga Kalaja e Dodës do t’i flakte në Peshkopi për tu kthyer më këmbë në Kukës. Kështu, edhe kuksianët edhe dibranët sedentarë që gjithë kohën mburren se gjatë historisë këtu e këtje nëpër përrenj e lumenj që u bënë të kuq nga gjaku kanë vrarë kaq e aq mijëra serbë, do merrnin një mësim për të qënë më të përmbajtur me mburrjet dhe më konsistentë në dashurinë ndaj truallit të tyre. As kjo s’u bë e mundur, se rrota u thye, dreqi ngeci.

Me hajvanët që rrahin të hiqen për patriotë duke folur keq për Skënderbeun, Shën Terezën, Kadarenë, Ismail Qemalin, Nolin, Ahmet Zogun, avioni i Ishmit do tregohej më i ashpër, do t’i hidhte cullak pa asnjë rrobë në trup në mes të detit me dallgë pa asnjë shpresë shpëtimi, mirpo me ngecjen e dreqit as kjo nuk u bë e mundur.

Esat Toptani ishte një shqiptar i fuqishëm, një Pasha i madh, që pa j’u dridhur qerpiku i hyri Sulltanit në saraje i dha ultimatum, e detyroi ta lëshonte fronin dhe t’i jepte fund perandorisë, bashkë me perandorinë edhe sundimin turk mbi Shqipërinë. avni rustemi ishte një komunist i ndyrë, një vrasës me pagesë. Për budallenjtë që këto të vërteta nuk i dinë, avioni i Ishmit kishte parashikuar t’i çonte t’i bluante një nga një te një mulli me mokrra andej nga Labëria. Por për dreq dreqi ngeci.

Jo rrota e mullirit të Labërisë, por rrota e avionit të Ishmit pësoi difekt, dhe bluajta aq e dëshiruar nuk u realizua Shqiptarëve që makinë kanë por në rrugën nga Gramshi në Maliq nuk kanë kaluar kurrë, avioni i Ishmit do tu jepte një dënim më të butë. Do t’i fuste në ca thasë dhe do t’i zbrazte në Moglicë për t’i mbytur në ujrat e hidrocentralit që po ndërtohet atje sa dhjetë herë ai i Fierzës.

Ndërsa ata që nuk i kanë parë kurrë Kanionet e Osumit dhe Kepin e Rodonit do t’i lëshonte në Fushë Arrës prejnga të ktheheshin më këmbë. Doli ai problemi i rrotës, për fat të keq dreqi ngeci, as ky dënim nuk u ekzekutua.

Syleshat që shohin filma shqiptarë në televizion, bashkë me dallamangot që nuk lidhin dot dy fjalë dhe nuk shkruajnë dot më tepër se dy rrjeshta në fejsbuk, avioni i Ishmit kishte bërë ndërment t’i hidhte në malësitë e Martaneshit, të dergjeshin atje ku të shqyejnë ujqërit duke ngrënë manaferra për drekë dhe supë me gjethe dushku për darkë. As këtë dhe as të tjerat punë të lavdërueshme avioni i Ishmit nuk mundi t’i bëjë se këtë herë ngeci. Inshallah kur të vijë tjetrën herë dreqi nuk do ngeci.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook