Lidhu me ne

Temporal

Roli i Ramës dhe roli i Palaços*

Armand Shkullaku

Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë politike togfjalëshin e famshëm të “aleancës së qelbësirave”, ka qëlluar përsëri në shenjë. Ai e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një palaço politik, pas paturpësisë së këtij të fundit për të miratuar të njëjtin ligj, për rrëzimin e të cilit, ishte përbetuar dhe kishte vepruar tri vite më parë.

Termi palaço, ndoshta është më i godituri për të definuar një politikan, i cili jo thjesht nuk mban premtimet, jo vetëm gënjen e manipulon, jo vetëm shkatërron arsyen humane me argumenta qesharakë për të justifikuar abuzimin dhe korrupsionin, por që nuk ka një thelb të vetin, një bosht, një filozofi ku beson, një parim që respekton, një linjë që ndjek. Kryeministri, ashtu si edhe personazhi i palaços, ka njëqind fytyra, luan njëqind role, bën njëqind skena, pa qenë asnjëherë vetvetja. E për rrjedhojë, edhe ata që janë të detyruar të ndjekin (për të mbështetur apo kritikuar) politikat e tij, po e kanë gjithnjë e më shumë një mision të pamundur. Në cirkun e kryeministrit, gjykimi nuk ka më asnjë vlerë.

Ligji i plehrave ishte një kulm i këtij palaçollëku, që provokoi edhe reagimin e fortë të Muç Nanos e shumë të tjerëve. Sepse Rama, me dendësinë e manipulimeve të tij, nuk zhvlerëson vetëm kritikën, por heq çdo mundësi mbështetjeje, të paktën për një prej politikave të tij. Nëse e mbështet për një gjë sot, nesër mbetesh si gallof kur sheh të ndodhë e kundërta. Sepse politikat e kryeministrit nuk i drejton një program i caktuar, por interesat e lëvizshme të atyre që e komandojnë atë. Për këtë arsye Fatos Lubonja e ka quajtur maskë, për këtë arsye Muç Nano e konsideron palaço politik.

Si mund të ketë vlerë, për shembull, të vlerësosh një kryeministër të majtë, që vjen në pushtet duke ulëritur kundër koncensioneve dhe, jo vetëm i lejon ato, por bën kërdinë duke u dhënë qindra milion euro, në emër të partneritetit publiko- privat, një eufemizëm ky i rilindjes për koncesionet, rrethit të njerëzve të tij për shërbime fantazëm.

A ka kuptim të mbështesësh idetë e një lideri për shëndetësi falas dhe reformë të sistemit shëndetësor, kur sapo vjen në pushtet nënshkruan mbi gjysëm miliardë euro për sterilizime e check- up, ndërsa ndodhin vdekje në spitale për shkak të mungesave elementare.
Mund të entuziasmohesh me Lazaratin, por menjëherë të bien si kovë me akull nga qielli avionët e drogës, të cilët transportojnë kanabisin mbarëpopullor me bekim policor.

I ngriti peshë disa shembja e pallatit të Lul Bashës, por ka kohë që kanë ulur kokën para pallateve e betonizimit që po lulëzojnë nga veriu në jug.

Lista mund të jetë e gjatë, për të mbërritur deri tek akti i fundit, ai miratimit të ligjit për importin e mbetjeve. Këtu, përfundimisht, bëhet e pamundur jo ta mbështesësh, por edhe ta gjykosh apo kritikosh. Këtu, argumenti dhe vlerësimi, bëhen zero. Edi Rama vërtet të le pa tekst. Çfarë mund t’i thuash më parë? Që pse bëri fushatë me ambientalistët dhe kërkoi referendum 5 vjet më parë? Pse ishte me Adrian Klosin 12 vjet më parë? Pse e rrëzoi ligjin e Berishës tri vite më parë? Të kuptosh pse bën fushatë, takime me grupe interesi, ballafaqime në facebook, shpjegime në tv, kur ligji ka kaluar dhe nuk i bën përpara se ta votojë? Apo t’i japësh shpjegim se si i njëjti Edi Ramë që 50 ditë më parë e kundërshtonte këtë projektligj, si pa leverdi ekonomike të garantuar dhe me rrezik shndërrimin e vendit në depo plehrash, tani e quan progres dhe e krahason importin e mbetjeve me atë të grurit për bukë?

Edi Rama nuk mund të shpjegohet, gjykohet, vlerësohet, kritikohet apo mbështetet, sepse ai nuk është Edi Rama. Eshtë dikush që përpiqet të bëjë sikur po bën rolin e kryeministrit. Eshtë një personazh që luan një personazh tjetër, që nuk ka identitet të tijin, pra një palaço. Me të mund të argëtohesh, të hutohesh, të provokohesh, por është e kotë të investosh gjykimin dhe arsyen. Ai është i aftë të t’i zhvlerësojë ato çdo ditë. për sa kohë nuk ka një mision të vetin, një bindje, një program, një parim. Të cilat edhe mund të mos i arrijë për arsye të ndryshme, por tek të cilat do të besonte. Tek besimi i dikujt mund të investosh mbështetjen apo kritikën, por Edi Rama nuk ka një identitet politik të vetin. Ndoshta jo vetëm.

Shfaqjet e tij për mbi katër orë në ditë live nëpër ekrane, fotot dhe komentet në rrjete sociale, “gallatat” në ndarjet e tapive, batutat me gratë e botës, ekspozitat artistike në moshë të thyer, xhirot në bllok me pantallona të shkurtra, kravatat me lule e lulet në qendrat e qyteteve, janë cirku ku kryeministri luan çdo ditë. Por ku fatkeqësisht, edhe ne, jemi të detyruar të marrim një biletë. /mapo/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook