Lidhu me ne

Kryesore

Kur Konica s’linte gjë pa thënë për Ismail Qemalin.

download_17

Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një letër të Konicës, në të cilën ai sulmon egërsisht Ismail Bej Vlorën, duke e quajtur hajdut.

Letra:

“Ditët e para të luftës Ismail Qemal Beu i shkoj në Stamboll, i hequr më nj’anë, dyke heshtur e dyke përgjuar punët. Pas Lule-Burgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan. Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”. Plaku zëmër-thatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me prralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mëndje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kish ngè të bëjë pazarllëqe me një Armen të Bezistenit, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nënë sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.

Kjo karvanë, e përzjerë, e varfër, e qelbur, në çdo rast tjatër do t’ish për të qeshur, po tani shpinte fatin e një kombi të vjetër e, nga madhësia e barrës, merrte një farë madhësie edhe vetë. Passi Sërbët ishin në rrethet e Elbasanit, karavana kish zgjedhur një udhë të vështirë ngjat detit. Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisuit të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur. Me në funt Dheu i Premtuar u duk: Vlora e lodhur, e shtrihur në zall të detit.

Çdo njeri ka orën e tij, një orë që i kapërxen të gjitha të tjerat nga bukuria e nga forca edhe është si maja më e lartë e një jete. Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur.

E para punë që bëri në Vlorë ish të dërgojë njerës në Janinë t’u këshillojë ushtarëve shqipëtarë të mos lëftojnë më kot për Turqinë, po të kthehen në shtëpit’ e tyre, se Evropa do t’i jipte Shqipërisë lirinë. Aqë budalla nuk ish Ismail Qemali sa të mos kuptonte që luftërat që bëheshin në Bezhan nuk ishin për të mbajtur Tuqinë, rolli i së cilës ish i mbaruar: ishin për të ruajtur Shqipërinë nga invazioni. Po ca vjet më parë Ismail Qemali kish shënuar me grekët një rimarrëveshje, pas së cilës kufiri i Greqisë edhe i Shqipërisë do t’ish një ditë Vjosa; më i besës te Greqia se të Shqipëria, ky “disfattista” para se të krijohet fjala i çponte Shqipëtarët të dezertojnë ballët e Bezhanit që t’u hapej Grekëve udha e Shqipërisë.

Një tjatër pun’ e bukur e Ismail Qemalit ish këshilla që u dërgonte shqiptarëve të mundojnë ushtarët e thyer të Turqisë, që xvarrniseshin të urët e të lodhur nga sheshet e luftës. Kur ish kundrë Turqisë, pse nuk e goditte sa ish Turqia e gjallë dhe e fortë? Turqët pa dyshim që na kishin bërë dëme, po a i ka hije një populli fisnik të shkelë e të shajë ata që janë mbë dhè? Kur del tjatri me dorën të zgjatur për lutje e me “amanin” në gojë, s’ke më një mik a një armik përpara, ke vetëm një njeri. Ç’mësim qytetërie për një popull t’i këshillosh t’u përgjigjet me shkelme njerësve të plagosur që kërkojnë një kupë ujë! Jo, Ismail Qemali nuk u dëftua si një stërvitës i lartë i popullit, po si një negër me instinkte shumë t’unjura.

E poshtër moralisht, sjellja e tij ish politikisht e lajthitur. Sa me atë mënyrë mbolli në zemër të Turqve dëshirën e çpërblimit. Dhe s’është aspakë një paradoksë të thomi se kryengritja e Shiakut më 1914 u gatit më 1912 në Vlorë. Që të mos mbetej asnjë dyshim në mëndje të Turqve se Shqipëria e re u kish deklaruar sheshit e gjer në funt luftën, një njeri i sëmurë, i cili kërkoi dhe mori lejë zyrtare për të shkuar nga Vlora që t’i hipij vaporit, u vra mu në mes të qytetit kur e shpijin të shtrihur në një shtrat. Ismail Qemali kujtonte se kjo vrasje do t’pëlqehej, sepse i vrari quhej Njazi, po edhe një malok e di se është gjë e poshtër të ngitet një njeri që shkon nga kufiri yt i siguruar me fjalën, me besën, me nderin tënt.

Me të tilla, dhe me qint të tjera si këto, Ismail Qemali e filloi Shqipërin’ e re, nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Hollandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës.

Po, me gjith’ këto turpe, dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar.”

Nga: Faik Konitza, 28 Vjesht’ e Tretë / 3 Qershuar 1917, në “Kuvendi”, Romë, 30 nëntor 1919.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më...

Radar10 orë më herët

“Duhet pranuar dështimi”/ Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzo vulën tek Berisha

Agron Gjekmarkaj Enkelejd Alibeaj Deputeti Agron Gjekmarkaj i bën thirrje kolegvë që mbështesin Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj...

Mix10 orë më herët

Romanet e Agatha Christie redaktohen, hiqet gjuha fyese

Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën e mundshme fyese, duke përfshirë fyerjet dhe referenca ndaj...

Mix10 orë më herët

Sky Showtime zbulon kalendarin emocionues të prillit për të mahnitur audiencën

Sky Showtime, shërbimi premium i transmetimit, ka shpallur kalendarin e tij për muajin prill, të mbushur me një seri filmash...

Mix10 orë më herët

Olta hedh dyshime për lidhjen Kiara- Luiz: Ai mund ta ketë pasur për lojë!

Gjatë gjithë kësaj dite Olta ka qenë e mërzitur. Mesa duket jo aq për Kiarën që e shpreh, por për...

Mix11 orë më herët

Gigi Hadid nuk është kunder lidhjes së Zayn Malik me Selena Gomez

Pas aludimeve se Zayn Malik dhe Selena Gomez janë duke u takuar me njëri-tjetrin,  fansat kanë qenë kurioz lidhur me...

Radar11 orë më herët

Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj mbajti një qëndrim ndryshe nga reagimet standarde të politikës shqiptare për sulmin me armë zjarri...

Mix11 orë më herët

Brooke Shields akuzon nënën e saj: Më la të bëj skena nudo kur isha 11-vjeçe

Brooke Shields ka deklaruar se ajo kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ndonjë gjë...

Mix11 orë më herët

Kush është Nadia Kahf, gjyqtarja e parë me shami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Nadia Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin, filloi karrierën e saj si gjyqtarja e parë me shami...

Mix11 orë më herët

Prince Harry kthehet në Londër

Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në padinë...

Facebook