Lidhu me ne

Temporal

Gazetaria e verdhë.

cropped-cropped-yellow-journalism

Nga Albana Lifschin

Gazetaria e verdhë është një stil i informimit të ngjarjes për publikun ku në plan të parë del sensacionalizmi. Ky term ‘ yellow journalism’ lindi në fund të shek të XIX në Nju Jork, gjatë konkurencës midis dy gazetave më të mëdha të kohës, “New York World” dhe “New York Journal”, me botues Joseph Pulitzer dhe Wiliam Randolph Hearst. Fillimisht gazetaria e verdhë nuk kishte të bënte me informimin e ngjarjes dhe përfaqsohej nga karikatura nga jeta e Nju Jorkut në lagjet e varfëra,të skicuara nga Richard Outcauld, karikaturist i gazetës “New York World” . (Personazhi më i njohur i karikaturistit u quajt ‘yellow kid’ për shkak të ngjyrës në botim).

Me qëllim që të rriste shitjen e gazetës së tij, “New York Journal” , në 1896 botuesi Wiliam Randolph Hearst ia mori karikaturistin gazetës “New York World” përmes një beteje të ashpër. Joseph Pulitzer, iu desh të gjente një karikaturist tjetër.

Ndërkohë termi ‘yellow kid ‘ u bë term i ditës që nënkuptonte gazetarinë e verdhë e cila i jepte dorë sensacionalizmit në përshkrimin e ngjarjeve shoqëruar me skica e karikatura. Gazetaria e verdhë fitoi një ndikim të madh në zhvillimin e ngjarjeve. Rasti më i përmendur është ai i luftës midis Amerikës dhe Spanjës për çeshtjen e Kubës. Kuba ka qënë për një kohë të gjatë koloni e Spanjës. Në këtë koloni kishte filluar lëvizja revolucionare për shkëputje nga Spanja e fitimin e pavarësisë.

Botuesit e dy gazetave më të mëdha të Nju Jorkut, Hërst dhe Pulitzer i kushtuan vemendje të madhe pasqyrimit të ngjarjeve në Kubë, shtypjes që i bëhej popullsisë nga qeveria spanjole, ndjekjen e atyre që kërkonin pavarësi deri tek internimi në kampe përqëndrimi. Disa herë nga gazetat u publikuan edhe ngjarje falso. Ngjarjet e ilustruara dhe me tituj të dukshëm që tërhiqnin lexuesit, rritën e tirazhin e gazetave. Në shkurt të vitit 1898 marëdhëniet midis SHBA dhe Spanjës erdhën drejt përkeqësimit me shpejtësi. Një letër private e ambasadorit spanjol Dupy de Lome ku fliste keq për presidentin amerikan McKinley, ra në duart e Hërst-it dhe u be publike në gazetën e tij. Qeveria spanjole tërhoqi menjëherë ambasadorin e saj dhe kërkoi ndjesë. Piku i konkurencës së dy gazetave me të mëdha arriti në 15 shkurt 1898 kur një anije lufte amerikane(Maine) u mbyt në portin e Havanës.

Anija qe shpënë atje si demonstrim i forcës amerikane dhe në kohën kur një anije spanjole kishte mbërritur në NYC. Në 15 Shkurt anija Maine u shkatërua nga shpërthimi i një eksplozioni në bord ku humbën jetën 260 detarë. Si Hërst ashtu dhe Pulitzer në gazetat e tyre deklaruan që shpërthimi në anije qe rezultat i një komplloti spanjol. Megjithëse kjo nuk u provua, ky moment u kap dhe u zhvillua nga gazetaria e verdhë duke nxitur opinionin amerikan për luftë.

Gazetat ndihmuan në krijimin e një klime të favorshme për shpërthimin e një konflikti ndërkombëtar dhe ekspansionit të influencës amerikane përtej kufijëve të saj. Shumë qytetarë amerikanë kërkuan të deklarohej Lufta. Parulla e ditës qe: Mos harroni Maine!

Në 11 prill presidenti McKinley i kërkoi kongresit lejen për përdorimin e forcës në Kubë. Në fillim të Majit të atij vitit, filloi lufta amerikano-spanjole. Amerika ndërkohë deklaroi që ishte në favor të indipendencës së Kubës dhe jo aneksimit të saj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport2 javë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar2 javë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix2 javë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix2 javë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix2 javë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore2 javë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix2 javë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix2 javë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix2 javë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook