Lidhu me ne

Aktualitet

Investigimi i “Fiks Fare”, pulat për skartim nga Greqia në tryezat tona

1454360240fiks-pula

Rreth 5 vite më parë “Fiks Fare” trajtoi problemin e pulave të skartimit të cilat hynin në vendin tonë nga shteti grek. Certifikata e origjinës së tyre ishte lehtësisht e falsifikueshme nga agjentët doganorë. “Fiksi…” këtë e faktoi me zë dhe figurë.

Në atë kohë nuk u mor asnjë masë konkrete për zhdukjen e këtij fenomeni, as nga shteti shqiptar, as nga ai grek. Por, a vazhdojnë edhe sot të falsifikohen lehtësisht këto certifikata që shoqërojnë jo vetëm produktet me origjinë shtazore, por të gjitha produktet që vijnë nga shteti grek në Shqipëri?

Pulari “Protopapa”

Pronari: Po, shopis?
Fiksi: Shopis?
Pronari: Kështu quhet (shopis). Një miku im ka pula.
Fiksi: Ku është?
Pronari: Dhe këtu ka dhe atje më tej ka. Ka në dy-tre vende. Ta marrim në telefon.
Fiksi: Ok. Do të shkojmë ne atje.
Pronari: Më jep numrin e telefonit që t’ja jap. Ai do t’i nxjerri për Krishtlindje dhe për Krishtlindje bëhet gjullurdi.
Fiksi: Ok. Më mirë është.
Pronari: Më mirë është për ju.
Fiksi: Sa janë aty rrotull?
Pronari: Nuk e kam idenë. Nuk e di. Te “Niciakos” shkove?

Kompania “Niciakos”

Zoti Papa: Foti, pula te gjalla për në Shqipëri mund të nxjerrim? Se kishte problem atje me doganën. Ja shiko një herë se kam një zotëri këtu që t’i përgjigjem. Nëse mund të nxjerrim do t’i nxjerrim.
Fiksi: Të lumtë!
Zoti Papa: Pula të mëdha, 4 kg.
Fiksi: Dhe sa kushtojnë?
Zoti Papa: Ato pula shkojnë rreth 2 euro e gjysmë si njësi.
Fiksi: Keni ndonjë tuajin në doganë se andej kemi njeriun tonë.
Zoti Papa: Do ta rregullojë ne mos u shqetëso, deri atje…në doganën tuaj e vet ju. Këto janë të rregullura të gjitha me 2,5 euro për copë. Ato kanë nga 3.800 deri në 4.200 kg për copë. …. Shkruaje faksin (shkruan dhe email-in) Ne nuk kemi asnjë problem deri në Kakavi.
Fiksi: Atë dua unë.
Zoti Papa: Andej dhe tutje, është puna juaj. Besoj se nga ana jonë nuk do të ketë problem. Nuk e di andej se… Kush ministër kishte pula? Në rregull.

Pulari “Protopapa”

Zoti Jani: Në çdo dokument që presim e bëjmë nëpërmjet “Pindosit”…. pulat janë të “Pindosit”, godinat janë tonat…. se janë për esport, do dokumente nga veterineri.
Fiksi: Me ty nuk bëjmë dot gjë?
Zoti Jani: Jo. Më shumë se 100-200 pula nuk mund të jap. Këto pa dokumenta.
Fiksi: Para tre vitesh kishit mundësi.
Zoti Jani: Po, iknin maune të tëra.

Pavarësisht disa lëkundjeve të disa tregtarëve, “Fiksi” arriti të sigurojë një marrëveshje për blerjen e pulave.

Kompania “Siopis”

Zoti Zisi: Rregullo punën ti unë do të therr tufën pas dy muajsh
Fiksi: Nëse kemi makinë me leje dhe me të gjitha?
Zoti Zisi: Nëse kini makinë me të gjitha (dokumenta) mua do të japësh 2.5 euro për pulë dhe merr sa të duash 2000- 3000 pula me provë… Është 2.5 euro një pulë 4 kilogramë. Mua 2000 copë më bëjnë 5000 euro. 5000 euro.
Fiksi: Po, po…
Zoti Zisi: Nga Shqipëria kanë marrë në një perudhë shumë.
Fiksi: Fieri më shumë?
Zoti Zisi: Fieri dhe më lart.
Fiksi: Kush është në Fier?
Zoti Zisi: Ishin shumë në Fier. Ishte “Albaçe”.
Fiksi: “Albaçe”?
Zoti Zisi: Nuk e njeh “Albaçen”?
Fiksi: Jo, jo..
Zoti Zisi: Ata merrnin. Unë do të presë faturë me vlerë të vogël që të mos të dalin shumë. Por do nga veterinerët, pra do të tilla gjëra. Është punë delikate. Do të kesh humbje, do kesh nga të gjitha, do të kesh të ngordhura me një fjalë. Se do jëtë në mes të kutive, në mës të gjerave sa andej këndej… do të goditen, do të… Një kilogramë e gjysëm. Pula si këto nuk ka Shqipëria. Nuk ka asnjë. Duhet të pyesësh patjetër në doganë
Fiksi: Natyrisht.
Zoti Zisi: Veterinerët, proceduart. Unë nuk di procedurat nga atje për këtu.
Fiksi: Htiniatros do të thotë veteriner?
Zoti Zisi: Htiniatros.
Fiksi: Veternerin e kemi nga këtej?
Zoti Zisi: Këtej janë në rregull. Asnjë problem deri në Kakavi jemi në rregull.
Fiksi: Në rregull. Mirupafshim!
Zoti Zisi: Rrugë e mbarë!

Tani problemi i vetëm ishte Dogana. Dhe “Fiksi” u befasua kur pa se aty ishte pikërisht njeriu që kishte bërë falsifikimin edhe në mars të vitit 2010.

Agjencia Doganore Janinë

Fiksi: Po kërkojmë puka?
Agjenti i Doganës: Pula? Të gjalla?!
Fiksi: Po, pula të gjalla.
Agjenti i Doganës: ka këtu në Arta.
Fiksi: Kishte njëri po nuk japim certifikatën e moshës…
Agjenti i Doganës: Pse çfarë moshe do ti?
Fiksi: Të jetë sa të dojë ajo por unë e dua të lejohet në Shqipëri sepse lejohet deri në 35-45 ditë.
Agjenti i Doganës: E di. Nuk do nga ato pulat?
Fiksi: Ne i duam nga ato të ëmdhatë. Kemi gjetur të mëdha, shumë të mira.
Agjenti i Doganës: Mirë mo zotëri po e hengrëm një ditë me “Fiks Fare”. Mos je gjë nga Fiksi?
Fiksi: Shqiptar je?
Agjenti i Doganës: Jo, grek. Ti i ke gjetur tani?
Fiksi: Po e kemi gjetur. Nëse mbarojmë punën ne tek pularia, e rregullojmë dot pjesën tjetër letrat?
Agjenti i Doganës: I rregullojmë.
Fiksi: Certifikatën dhe të gjitha?
Agjenti i Doganës: Ata raportin për në Greqi do t’i marrin, por do t’i marrin në çfarë moshe janë.
Fiksi: Po ti si do ti bësh?
Agjenti i Doganës: Do t’i marrin raportin dhe pastaj për andej do t’i rregulloj unë.
Fiksi: E rregullon ti dhe bën tjetër raport?
Agjenti i Doganës: E bëj ore, po mos je Fiksi ore…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

‘Filmi më i mirë’: Një listë me filmat që janë vlerësuar në Oscars vitet e fundit

Nëse keni dëshirë të (ri)shihni disa nga filmat më të vlerësuar të viteve të fundit, kemi përmbledhur në vijim një...

Mix5 minuta më herët

Taylor Swift zhytet në pishinë ne mes të skenës

Të gjithë po flasin për premierën e turneut ‘The Eras’ të Taylor Swift Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve...

Mix9 minuta më herët

Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres ngushëllime për 40 ditë

Sazan Guri është i njohur si ambientalist, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve. Së fundi ai ka folur për ndarjen...

Mix13 minuta më herët

Selena Gomez arrin një rekord të ri në Instagram

INSTAGRAM Disa ditë pasi rrëzoi nga froni Kylie Jenner, Selena Gomez vendosi një tjetër rekord, si gruaja e parë që arrin 401...

Mix18 minuta më herët

Kafja pasdite – A e dëmton shëndetin?

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën. Megjithatë për...

Mix19 minuta më herët

Fjoralba Ponari rezerva për banorët e BBVA: Agresivitet, gënjeshtra të panevojshme, gjuhë e ashpër, bullizëm

Luizi e cilësoi Fjoralba Ponarin si moderatorja më seksi para disa javësh. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar te mendimi i...

Radar24 minuta më herët

Manjani: Çeshtja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës

Ish-ministri Ylli Manjani Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për...

Mix26 minuta më herët

The Crown sërish në qendër të kritikave. E ka ekzagjeruar me vdekjen e Lady Dianës

Është një serial i vlerësuar me çmime, por që ka shkaktuar polemika të panumërta, pasi ndjek fatet e familjes mbretërore...

Mix28 minuta më herët

Sekreti i martesës së lumtur të Alicia Keys

Martesa e lumtur apo dashuria nuk kanë receta të gatshme, por ndonjë këshillë e vogël mund të jetë e vlefshme...

Mix30 minuta më herët

3 gjëra që finlandezët (populli më i lumtur në botë) nuk i bëjnë kurrë

Nga Frank Martela/ Për 6 vjet me radhë, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror...

Facebook