Lidhu me ne

Kioske

Rama, Berishes: Rrije me veshin te zemra dhe të shifshe a u rrifte mirë a keq…

1455192763rama-berisha

Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij janë përfshirë në debate e tensione për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vizitën e John Kerry në Tiranë.

Në debatin mes tyre nuk kanë munguar as batutat.

Rama: Nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopësht pa drekë, ke lënë një aty që duhet ta çosh të ndërkombëtarët si në takim pa prindër. Kështu që bashkë të dy keni bërë një çorap të madhe, ça keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë.

Berisha: Të përgëzoj që fole më me zemër dhe e kuptoj që e ke nga prania e ministrit Manjani këtu në sallë. Sot të përgëzoj!

Berisha: Gënjeshtër ka këtu për ata që të vërtetën e quajnë gënjeshtër dhe gënjeshtrën të vërtetë, se ti qëndron në krye të kësaj liste.

Rama: Dhe ju të tjerët që në kopshtin pa drekë nuk ju japin as drekë, ka mundësi mos të merni përsipër të flisni. Jozefinë (Jozefina Topallit) mos më trego etikën, sepse kjo është e vërteta. E keni bërë PD-në dhe ti e di më mirë se të tjerët, se në dorë të kujt ka ngel PD. Të paktën mos bëj hipokrizi këtu. Dihet botërisht se çfarë mendimi ke ti për administratorin e kopshtit. Ti e di ç’po heq dhe ti e di si po mbahesh. Mos më ngacmo që të vazhdoj.

Berisha: Sot je marrë gjatë me kryetarin e PD-së. E ke të shkurtër shumë, shumë jetën në politikë. Se me dy fantazma në shpirt një të Sali Berishës dhe një të Lul Bashës ti do thyesh qafën shumë shpejt.

Rama: Ti kishte ambiciet e tua si komunist i ri që doje të rriteshe në hierarkinë e punës, ti jepje atyre gjithçka, tu rrije me veshin te zemra dhe të shifshe a u rrifte mirë a keq. Dhe këtë mos e thuaj që s’kam pranuar të bëhem mjeku personal se e di sa keq dukesh.

Berisha: Sëmundjet janë sëmundje dhe Sali Berisha është mjek ndër të tjera. Zotëria është një gënjeshtar kongenital dhe qënia e tillë e bën atë që ccdo të vërtetë ta konsiderojë gënjeshtër. Por është i pakurueshëm.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook