Lidhu me ne

Temporal

“Thellë thellë unë e ndjej që ai flirton me mua”

images

“Edi Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve”. Kjo ka qenë deklarata që deputetja e PD, Albana Vokshi ka bërë disa ditë më parë në emisionin Oktapod në Vizion Plus. Por Voshki nuk është ndalur këtu. Pyetjes së moderatorit nëse Rama po flirton me të, ajo i është përgjigjur:
“Thellë thellë unë e ndjej që ai flirton me mua”. Deputetja ka qeshur, dhe ka shtuar se këtë gjë më shumë ja kanë futur në mend të tjerët se sa e ka menduar vetë.
Nuk dihet nëse Vokshi ka të drejtë në bindjen e saj thellë thellë, por edhe po e nxorri më cekët, nuk do të bëjë një gabim. Në rrethet politike dhe ato informale disa herë është folur për flirtimin virtual të Kryeministrit me gratë e politikës e sidomos me ato të opozitës. Disa muaj më parë Kryeministri nuk linte rast pa shprehur simpatinë e tij për deputeten dhe ish Ministren Majlinda Bregu, sa mediat i kushtuan disa artikuj raporteve mes tyre. Në shtator 2014 Lapsi.al shkruante:
“në klimën e tensionit pozitë- opozitë, duket se Majlinda ka një efekt magjik mbi kryeministrin socialist”.
Po aty thuhej se:
“gojët e liga pretenduan se gjatë mbledhjes Edi dhe Majlinda shkëmbenin edhe mesazhe telefonike me njëri -tjetrin”
Asnjë prej këtyre hamendjeve nuk u vërtetua, por burime të besueshme i thanë opinion.al se sjellja e Kryeministrit ka lënë jo pak hije brenda të djathtës. Burime të tjera nga qeveria u shprehën se Kryeministri bën shpesh vizatime të deputeteve të PD, sidomos nga mbrapa, gjatë kohës që ato flasin në foltoren e parlamentit. Ajo që të bën përshtypje është se Kryeministri nuk është parë as të shprehë simpatinë dhe as të krijojë përshtypjen në publik që ka afërsi me ndonjë prej grave të mazhorancës. Përkundrazi, në një rast ai është filmuar duke qenë shumë i ashpër me Ministren e Kulturës Kumbaro, duke shkaktuar edhe përlotjen e saj. Si shpjegohet atëherë që Kryeministri e lë këtë përshtypje vetëm me deputetet e djathta? Në fakt a po flirton realisht Edi Rama me deputetet e PD, apo është thjeshtë një diversion që po bën për të krijuar probleme mes vetë përfaqësuesve të opozitës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Mos vuani më! Ja si t’u shpëtoni alergjive të pranverës

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë, kjo është...

Mix22 orë më herët

Sa shpesh duhet t’i lani flokët ?

Një raport i kohëve të fundit në lidhje me zbulimin e një kimikati në disa shampo që shkakton kancer mund...

Mix24 orë më herët

Samsung Galaxy Watch6 do të vijë me bateri më të mëdha se pajisjet Watch5

Galaxy Watch6 e Samsung pritet të zbulohet së bashku me pajisjet e palosshme të gjeneratës së ardhshme në një ngjarje...

Radar24 orë më herët

“Nëse arrestohet, Donald Trump fiton zgjedhjet”

Elon Musk ka bërë një parashikim pas zhvillimeve të fundit, ku ish-presidenti Donald Trump deklaroi se ekziston mundësia që të...

Mix24 orë më herët

Çfarë është neofobia ushqimore, kur ke frikë të provosh shije të reja

Shkuarja në një restorant vietnamez për të eksperimentuar me shije të reja mund të jetë një përvojë emocionuese dhe stimuluese...

Mix1 ditë më herët

Cigaret elektronike më të dëmshme për mushkëritë sesa duhani tradicional

Foto ilustruese Në Itali qeveria po diskuton mbi një projektligj që synon të zgjasë ndalimin e pirjes së duhanit edhe...

Sport1 ditë më herët

Fakte interesante / 10 sportistët më të paguar në histori

Sipas listës, të rillogaritur me inflacionin, vetëm dy futbollistë nderojnë atë që konsiderohet sport i varfër edhe pse më popullori...

Radar1 ditë më herët

Toni Gogu mund t’u premtojë dibranëve ngritjen e monumentit të Hajredin Pashës në sheshin qendror të Peshkopisë

Nga Hysni GurraFotomontazh: Hysni Gurra dhe Toni Gogu A është Hitleri hero i hebrenjve?A është Putini hero i ukrainasve?A është...

Radar1 ditë më herët

Gafa e deputetit të PS, “shpall” hero të Dibrës, Hajredin Pashën

Deputeti socialist, Tonin Gogu, ka rënë ‘pre’ e një gafe. Gogu e ka cilësuar Hajredin Pashën si heroin e të...

Mix2 ditë më herët

Emra të bukur për djem dhe vajza

Emrat më të përhapur për djemtë dhe vajzat në Europë Euronews Culture, bazuar në institute të ndryshme statistikore, ka zbuluar...

Facebook