Lidhu me ne

Kryesore

“Pse s’më fute në lojë”

makina-policie-768x501

Policia arrestoi në flagrancë nxënësin 14-vjeçar të shkollës 9-vjeçare në Larushk të Fushë-Krujës, teksa tentoi të vriste mësuesin e edukimit fizik. Konflikti pas një aktiviteti sportiv dhe tentativa e të miturit për të eliminuar profesorin. Ngjarje tjetër e rëndë ndodhi po dje në qytetin e Elbasanit, ku një nxënës u kap me armë pas sherrit me bashkëmoshatarin.

Vetëm një çast e ndau momentin e shkrehjes së armës, ku nxënësi 14-vjeçar tentoi të vrasë mësuesit e lëndës së edukimit fizik.

Policia arrestoi në flagrancë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës nxënësin K. M., i cili mbante me vete një pistoletë të mbushur dhe dy fishekë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e shkollës mesditën e djeshme, kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë traumatizuar kur panë të miturin që mbante armë me vete dhe tentonte në çdo mënyrë të qëllonte drejt mësuesit.

Fatmirësisht ndërhynë në kohë forcat e policisë, të cilët ndaluan të miturin dhe më pas e shoqëruan në komisariat ku po trajtohet edhe me shërbim psikologjik për shkak të moshës së vogël.

Ndërsa po dje, një tjetër krim u parandalua brenda ambienteve të shkollës së mesme profesionale në Elbasan, ku dy nxënës u kapën me armë pasi ishin përgatitur të qëllonin ndaj njëri-tjetrit, pas një konflikti fizik që patën mes tyre.

Në ngjarjen e parë, atë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare të fshatit Larushk të Fushë-Krujës konflikti ndodhi pasi mes mësuesit dhe nxënësit pati fillimisht një debat verbal dhe më pas edhe fizik.

“Efektivët ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë djaloshin K. M. 14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-vjeçare Larushk. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive” -shprehet zyrtarisht policia.

Po sipas strukturave të rendit, nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë, ndërsa nxënësi ndonëse i mitur, njihej në rrethin shoqëror si person problematik.

Ky incident erdhi pasi nxënësi i kërkoi llogari mësuesit se përse nuk e kishte përfshirë në një aktivitet sportiv që zhvillonte shkolla, ndërsa do të shihet edhe sjellja e mësuesit në këtë rast, pasi policia shprehet se konfrontimi fizik nga ana e mësuesit mbetet e pa toleruar në këtë rast.

I mituri është larguar më pas me shpejtësi dhe ka marrë një pistoletë, që përdorët nga forcat ushtarake gjatë natës për të dhënë sinjale ndriçuese, por nëse me të sulmon në distancë të afërt, sjell pasoja, deri në humbje të jetës.

Pikërisht reagimi i revoltuar i nxënësit ka bërë që të lajmërohet policia, e cila fatmirësisht arriti shpejt në vendin e ngjarjes duke shmangur një krim të mundshëm. Po dje, një tjetër ngjarje e rëndë mund të kishte përfunduar me viktima.

Kësaj radhe ngjarja u zhvendos në Elbasan, ku është ndaluar një 16-vjeçar pasi u kap me armë dhe tentoi të sulmonte bashkëmoshatarin e tij me iniciale K. L.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, shtetasi E. D., u kap në flagrancë  në brendësi të shkollës dhe në momentin e arrestimit, grupi hetimor i sekuestroi në cilësinë e  provës materiale armën e zjarrit pistoletë tip “C-Z”, e markës çeke e kalibrit 7. 65mm” -shprehet zyrtarisht policia.

Në të dyja rastet, si në Fushë-Krujë ashtu edhe në Elbasan, materialet i kanë kaluar prokurorisë për akuzën e kanosjes me armë dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Ajo që mbetet problem është se të miturit dhe gjimnazistët pas konflikteve të vogla kalojnë në përdorimin e dhunës dhe më pas edhe drejt armëve.

Ndonëse nëpër shkolla ka roje, përsëri për ta është e pamundur të parandalojnë ngjarje të tilla, pasi në shkolla ka një numër të madh nxënësish.

Gjithashtu edhe stafet pedagogjike nuk njoftohen nga nxënësit e tjerë nëse konstatojnë incidente në klasa ose jashtë saj, por që agravojnë deri në përdorimin e dhunës dhe në raste të rralla deri në akte ekstreme, ku në periudha të ndryshme kohore policia ka parandaluar krime që mund të sillnin pasoja të rënda për nxënësit.

Pavarësisht pranisë së psikologëve në një pjesë të madhe të shkollave të mesme apo 9-vjeçare, në raste mjaft të rralla nxënësit kërkojnë ndihmën e psikologëve, stafit pedagogjik apo të prindërve, pasi vendosin që çështjet t’i zgjidhin në mënyrë të dhunshme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Rama ekspozitë në Athinë: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek. Rama foli në pallatin...

Radar1 orë më herët

Trump vs DeSantis – Stilet e ndryshme të rivalëve të pritshëm në garën për nominimin republikan

Në udhëtimin e tij të parë në Ioëa këtë vit, Ron DeSantis nuk mori asnjë pyetje nga votuesit. Ai shmangu...

Mix1 orë më herët

6 fruta dhe perime me më shumë vitaminë C se portokalli

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon imunitetin. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë...

Mix1 orë më herët

Si falimentoi Banka Silicon Valley?

Nga:Natalie Huet Ja pse falimentoi e famshmja SVB dhe efektet që kjo do të ketë mbi ekonominë amerikane, atë europiane...

Mix2 orë më herët

Rupert Murdoch do martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u...

Radar2 orë më herët

Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.  Ai ka...

Mix2 orë më herët

Honor Magic5 Lite: sa kohë zgjat bateria?

HONOR Magic5 Lite është gamë e mesme e momentit. Ne e themi këtë me arsye, veçanërisht pasi e kemi provuar...

Radar2 orë më herët

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se do të arrestohet për një pagesë të supozuar të parave për yllin e...

Kioske16 orë më herët

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të...

Mix17 orë më herët

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

AXELLE/BAUER-GRIFFIN Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe,...

Facebook