Lidhu me ne

Kryesore

Falimenton Kurum?

kurum-600x300

Ndërkohë që kompania e njohur turke “Kurum”, ka kërkuar shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës një gjendje ankthi ka përfshirë sistemin Bankar shqiptar si pasojë e kredive të mëdha që gjigandi turk ka marrë në bankat lokale. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaluar pa shumë bujë lajmi se më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Teuta Hoxha në mesditën e 16 marsit. Në të pretendohet falimentimi i cili prezumon riorganizimin e shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive që mendohet se arrijnë në 170 milionë euro që kompania ka marrë.

Kështu Falimentimi i Kurumit pritet të ketë dy aspekte tejet negative. I pari do të ndihet në punësimin e zonës së Elbasanit ku turqit ishin nga punësuesit më të mëdhej.

Por, efekti më i madh do të ndihet në bankat shqiptare për efekt të kredive kolosale që Kurum ka marrë prej tyre. Deri më tani emiri i bankave (dhe shifrat përkatëse) që e kanë kredituar gjigandin e falimentuar turk mbahet  “top Sekret”. Por edhe pa këtë goditje sistemi ynë bankar që në fund të vitit që shkoi numëronte 52 miliardë lekë kredi të këqia ishte mjaft i rrezikuar. Tani Kurum i shtohet numrit të rrezikshëm të 35 kompanive që po vënë në rrezik financat e bankave shqiptare. (Lapsi.al)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha thirrje punonjësve të administratës: Mos u bëni pjesë e krimit për qëllime elektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e...

Mix1 orë më herët

Kafeina mund të zvogëlojë yndyrën e trupit dhe rrezikun e diabetit të tipit 2

Të kesh nivele të larta të kafeinës në gjakun tuaj mund të ulë sasinë e yndyrës në trup dhe të...

Mix1 orë më herët

Si të jeni më të rinj? Doktori zbulon USHQIMET që e bëjnë të mundur

Një doktor i cili pretendon se trupi i tij është 20 vite më i ri sesa mosha e tij aktuale,...

Mix1 orë më herët

‘Filmi më i mirë’: Një listë me filmat që janë vlerësuar në Oscars vitet e fundit

Nëse keni dëshirë të (ri)shihni disa nga filmat më të vlerësuar të viteve të fundit, kemi përmbledhur në vijim një...

Mix1 orë më herët

Taylor Swift zhytet në pishinë ne mes të skenës

Të gjithë po flasin për premierën e turneut ‘The Eras’ të Taylor Swift Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve...

Mix1 orë më herët

Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres ngushëllime për 40 ditë

Sazan Guri është i njohur si ambientalist, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve. Së fundi ai ka folur për ndarjen...

Mix2 orë më herët

Selena Gomez arrin një rekord të ri në Instagram

INSTAGRAM Disa ditë pasi rrëzoi nga froni Kylie Jenner, Selena Gomez vendosi një tjetër rekord, si gruaja e parë që arrin 401...

Mix2 orë më herët

Kafja pasdite – A e dëmton shëndetin?

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën. Megjithatë për...

Mix2 orë më herët

Fjoralba Ponari rezerva për banorët e BBVA: Agresivitet, gënjeshtra të panevojshme, gjuhë e ashpër, bullizëm

Luizi e cilësoi Fjoralba Ponarin si moderatorja më seksi para disa javësh. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar te mendimi i...

Radar2 orë më herët

Manjani: Çeshtja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës

Ish-ministri Ylli Manjani Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për...

Facebook