Lidhu me ne

Kryesore

Qesh, o pagan! Živo, o mjekroç i pa mjeker, o pop i pa bishtalec, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe

12499149_1115752048448518_454493145_o_2016_03_09_1414_1457531422

Ky është një tekst i botuar nga Dom Lazer Shantoja.  Ai sulmonte ashpër Fan Nolin.

Gjuha e tij nuk ka shumë lidhje me atë që ai përfaqëson, besimin e krishterë.

Teksti është publikuar nga studiuesi Aurel Plasari:

Dom Lazer Shantoja kundër Imzot Fan S. Nolit:

“Qesh, o pagan! Živo, o mjekroç i pa mjeker, o pop i pa bishtalec, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonal, o toskë gegofob, o shqiptar-grek-bullgar-lavantin-bolshevik, o…o…o faqe me nderë Fan Nol!

Jargu i pendes s’ate mësue me u ngjye në gjirizet e repertorit t’and karakteristik teper keq mbulohet nen tallaganin e nji pseudonimit sado pagan […] Spirilangut astrahanesh t’Omer Nishanit, çorbës nizamësh të Lazar Fundos, bozës së trashë të Konstantin Boshnjakut, putarkavet të krymbëta të me limu të Nush Bushatit, paçamurit të pa tëlynë e bulmetit hudrash t’atyne patriotvet liliputjan qi përbajnë aureolën e dêjë per koken t’ande kombtare-nderkombtare, na nuk do t’u kishim gjegjë. E dijm mirëfillit se na me tye në ket fushë e kemi luften e bjerrun. Nuk kemi pretendue kurr me kênë Aretinat e Pitigrilat e leteraturës kombtare. Ti nuk ke pasun njimend mjeker per qabe… të politikës […] Ti zati fyllit qi të prune rusët në Tiranë po na i bijshe, o Neron i ri, edhe para se me hikë mje sa kersitëte pushka në shkallat e Tujanit! Ti fyllit shkove me i ra edhe në Romë bashkë me at vejushen (vedova allegra…) n’hotel Ëindsor Nr. 8! (Pyet Tefik Mborjen!).

A din si m’je dukë me at “latinorum”? Bash asinum ad lyram! Vallahi latinishtja në gojen e nji popit gogllac të Fotit nuk ka ma hie se shala në shpinen e nji gomarit. A me at farë latinishtet të shkepët ke kujtue se më sterkatë e më konfuton? Kush asht tradhtor, a ti qi me politikën t’ande largëpamse na prune per tri dit bolshevikët e per tri dit e ma vjet Ahmet Zogun në Shqipni, kje shkaku kryesor per mos me thanë i vetmi i rrenimit të sajë, more në qafë e qite në rrugë të madhe sa të pafaj, nuk ke ené turp n’emnin e nji Shqipnie qi nuk të njeh as per shqiptar m’u sjellun si llac i keq neper ghetto-t e çëfutenvet të Rusis, a por na qi kemi guximin me i thanë popullit mos të rrehet ma teper mbas kllapinavet në “delirium tremens” të nji aventurjerit internacjonal, i cili token e Shqipnis e kokat e shqiptarvet desh t’i bante fushë eksperjence per riçetat komuniste e nishane talljeje per shpirtin e tij shpirtlakmues? Pse të terboj tye kaq fort kundershtimi i “Orës”? Shka të dogj ma fort? Ku të dhimbëti? Pse u kape ti me emrin e Loyoles? A nuk e din se aty ku me riçetat per çëfarosjen e çimkavet janë perzi lutjet per “të ruajtur virgjerin’ e çunavet”, o vlladikë pederast i qelbun, bâ t’arrestohesh me polis? Çë pate ti, o peshkop ortodoks pagan […], o dhespot i shuguruem nder sakristinat e bordeleve të shoferavet t’Amerikës?”

Fragment nga: Ulja gryken se e pagova mushkun!…, në “Ora e Shqipnisë”, Ëien, e Shtunde, 24 marc 1928, nr. 5.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix16 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix16 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar16 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook