Radar
Sa vajza janë në këtë foto?
Në pamje të parë, janë thjesht vajza të ulura pranë njëra-tjetrës. Por ajo që të ngatërron sapo e sheh foton është pasqyra. Pasqyrimi i tyre i shumëfishtë i ka vënë përdoruesit e rrjetit para një ekuacioni të vërtetë. Disa mendojnë se janë katër vajza, të cilat pasqyrohen disa herë, të tjerë thonë se janë thjesht dy, por ka edhe nga ata që mendojnë se janë dy binjake dhe dy trinjake.
Në komentet në rrjetet sociale, shumë përdorues thonë se çelësi për të zgjidhur enigmën është byzylyku dyngjyrësh që mban në dorë njëra prej vajzave, pra sa byzylykë, aq pasqyrime. Por problemi komplikohet pikërisht te pasqyrimi. Byzylyku dyngjyrësh shfaqet vetëm njëherë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu