Lidhu me ne

Kryesore

Rama falenderon dhe fton Fatos Nanon, por Ruçi është i pari

Edi-Rama-dhe-Fatos-Nano-300x236

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke prekur aty ku është plaga: tek mundësia që Kongresi të provokojë debat e ndarje.

Ai siguroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Fjala e kryesocialistit Rama në Kongres nisi me një perifrazim të shkurtër për pritshmëritë e “grupit Blushi”.

“Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar”, tha Rama, duke shtuar se kjo do të diskutohet më gjerë në pjesën e tretë të Kongresit.

Kryeministri foli edhe për kundërshtarët jashtë partisë dhe pritshmëritë e tyre për rezultatet e këtij Kongresi, duke ironizuar me “gotën e ujit”.

“Jashtë kësaj shtëpie ka plot forca me njerëz që presin me interes të madh çdo të ndodhë në këtë Kongres. Shumë urojnë që të na ndodhë ndonjë gjë e ‘ububushme’, qoftë të na përmbyset ndonjë gotë ujë, pastaj të bëjnë lajm që anija jonë u përmbyt. Por do të zhgënjehen. Nga ky Kongres do të dalim më të fortë dhe të karikuar, më të motivuar për të çuar reformat në drejtimin e duhur”, deklaroi ai

Më pas, ai nisi një seri me falenderime, duke përmendur të parin, Gramoz Ruçin.

Rama tha se Ruçi e ka këshilluar të mos përmendë emra kur bën falenderime, pasi u ngel hatri të tjerëve.

Megjithatë, Rama e nisi me falenderime dhe i pari ishte Ruçi, për të cilin kishte kaq shumë lavdërime për rolin që ka luajtur në PS.

Më pas, një falenderim dhe ftesë për Fatos Nanon.

“Një falenderim për paraardhësin tim, liderin e parë të kësaj partie, Fatos Nano. Dëshiroj të na bashkohet në 25-vjetorin e kësaj partie dhe të gjejë deri atë ditë fjalët e duhura për kontributin e tij në forcimin e karakterit demokratik të PS.

Çfarë na ka ndarë me të, nuk e ndan në dysh historinë e kësaj partie dhe nuk e bën më pak të rëndësishëm Fatos Nanon me dritëhijet e tij,” tha Rama.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook