Lidhu me ne

Aktualitet

Rama mbërrin me vonesë dhe me atlete

KOngresi

“PS për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

Me këtë moto, socialistët shqiptarë i hapën udhën punimet të Kongresit të shumëdebatuar.

Në të marrin pjesë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve për herë të parë në një kongres.

I pari që foli ishte kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Ne duhet të jemi në lartësinë e besimit që qytetarët na kanë dhënë. Shqipëria na pret në kryet të detyrës pasi të kemi mbyllur diskutimet në shtëpinë tonë dhe shpresoj që nga ky Kongres të dalim më të fortë”, tha Veliaj.

Ndërkohë vetë Edi Rama mbërriti me vonesë në Kongres.

Ai kishte zgjedhur të ishte sportiv; me kostum, por pa krevatë. Dhe me atlete.

Sipas Lapsit, për Kongresin është kujdesur vetë, në detaje, siç bën gjithnë.

Me detajet që tërheq vëmendjen ndaj asaj që dëshiron. Fjalën hapëse ia la të përzgjedhurit të tij, Erion Veliaj.

Prezantimin e “sfilatës” së të huajve që e përshëndetin udhëheqjen e tij të PS dhe të Shqipërisë kush do ta bënte më mirë se Taulant Balla.

Ai prezantoi disa mesazhe, përfshirë edhe atë të Toni Blerit, i cili është kontraktuar nga qeveria shqiptare si këshilltar i Edi Ramës.

Edhe Bler e lavdëroi nominalisht Ramën.

Kjo ishte nisja e Kongresit.

Pak minuta para Ramës mbërriti një prej socialistëve më të vjetër, tashmë i ndarë prej kësaj partie, kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Kongresi i kësaj force politike nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar.

Ndonëse kanë pasur një ftesë mungojnë figura si ish kreu i PS-së Fatos Nano dhe ish- Presidenti Rexhep Meidani.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook