Lidhu me ne

Kryesore

Këshilltarja, tarracat e gjelbërta reduktojnë përmbytjet

 

Disa vazo me lule mbi tarracë, disa stola, dy tapete me bar dhe sipas bashkisë së Tiranës, kemi gati një “mushkëri” për qytetin. Madje këshilltarja e Erjon Velisë, Nevin Bilali shkon më tej kur tregon të mirat e projektit të lulishtes në tarracën e bashkisë. Lulishte si këto, të sajuara mbi godina mund të ndihmojnë edhe për përmbytjet në kryeqytet. Deklarata u bë gjatë një interviste për Report Tv. Këshilltarja e Veliajt tregoi se një taracë tjetër do të bëhet me lule dhe stola, diku tek 21 Dhjetori.

“Tarraca e gjelbër redukton derdhjet e ujit të shirave në trotuare dhe nëpër rrugë, ç’ka do të thotë që është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar këtë sasi të ujit që derdhet nëpër rrugë në sasi të mëdha dhe në mënyrë të tillë mund të reduktojmë edhe pak përmbytjet” ka thënë Nevin Bilali.

Projekte si ky i tarracave të gjelbërta promovohen nga Erjon Veliaj në një kohë kur tonelata me zhavorr po hidhen në ndërtimin tek Parku i Liqenit. Policia bashkiake vazhdon i ruan betonieret 24 orë në 24. Qytetarët që protestojnë janë rrahur disa herë si nga policia, ashtu dhe nga pronarët e kompanive private. Në këtë situatë, Erjon Veliaj shpiku “tarracat e gjelbërta”, që tani do na shpëtokan edhe nga përmbytjet.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Si ta kuptoni nëse po e teproni me sheqerin

Edhe pse sheqeri ka shije të mirë, sasia e tepërt mund të ketë ndikime negative në shëndet. Sipas Natalie Rizzo,...

Mix6 minuta më herët

Si të jesh i lumtur në punë? Sekreti i artit danez të Arbejdsglade

Një qasje daneze synon t’i bëjë punëtorët të lumtur për të shkuar në punë. Shkuarja në punë nuk është një...

Mix19 minuta më herët

Sipas një studimi, ky është emri më i bukur në botë për vajza – ja pse

Sipas një studimi të fundit, emri Sofia është shpallur si emri më i bukur në botë dhe jo vetëm për...

Radar37 minuta më herët

Gjenocidi i heshtur: 326 të vdekur nga uria, 14 mijë foshnja në prag vdekjeje, Netanyahu mbyll dyert e jetës në Gaza

Ndërsa OKB ul sirenat e alarmit, Perëndimi ngurron të veprojë: A po ndëshkohet një popull i tërë para syve tanë?...

Radar45 minuta më herët

Berisha “mbron” Jorida Tabakun, Adriana Kalaja: Do vijë dita kur Berisha do më japë të drejtë, këtu do jemi

Qëndrimi i kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Adriana Kalasë ndaj koleges së saj demokrate, Jorida Tabakut, mesa...

Mix3 orë më herët

Mbi kinemanë nga Robert Bresson

Disa e konsiderojnë si regjisorin më të madh, të parin dhe të vetmin.Të tjerë duket se e kanë të vështirë...

Mix3 orë më herët

Ushqimi mesdhetar: Sekreti i jetëgjatësisë dhe mirëqenies

Në brigjet e Mesdheut, nga Italia në Greqi, nga Spanja në Shqipëri, jeton një stil ushqimi që është më shumë...

Mix3 orë më herët

4 hotele ikonike ku janë xhiruar filma të famshëm, ku mund të qëndroni

Ka vende që i njohim nga kinemaja, skena që ngjallen në kujtesë me ndjenja të veçanta — romantike, misterioze, dramatike....

Mix3 orë më herët

5 zakone të thjeshta që ndjekin gratë e suksesshme!

Suksesi nuk është gjithmonë rezultat i orëve të gjata apo sakrificave të mëdha. Shpesh është rezultat i zakoneve të vogla,...

Mix3 orë më herët

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet ka bërë kërkime në të gjithë botën për të përpiluar renditjen e plazheve,...

Facebook