Lidhu me ne

Aktualitet

Ju gazetarët nuk jeni asgjë

rama-701x371

Kryeministri Edi Rama bisedoi, mbrëmë, me gazetaren Ilva Tare, në emisionin Tonight.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për protestën tek Parku i Liqenit

  • Protesta është një muhabet në hava sepse sesa i ligjshëm apo i paligjshëm është ndërtimi, mund ta verifikoni lehtësisht sepse ka një dokumentacion përkatës.
  • Patjetër [që do të ketë beton]. Ai është një park urban. Studioja, arkitekti që kanë konceptuar parkun, janë me reputacion ndërkombëtar.
  • Është një maskaradë që nuk meriton asnjë minutë për të shpjeguar ka apo nuk ka pas një parku lodrash një konspiracion.
  • Ky parku i lojërave është një diversant që po çan rrugën të vinë nga mbrapa këto kullat e mëdha, kjo është idiotësi.
  • Policia shkoi të mbronte një kantier pune publike që është një kantier i financuar nga taksat e Tiranës dhe që nuk u takon as ambjentalistëve, as partive politike të vendosin ka të drejtë apo jo kryetari i zgjedhur me 50 mijë vota diferncë nga populli i Tiranës që të bëjë një park lojërash.
  • Ambientalistët janë në drejtën e tyre të flenë në park, të gdhihen në park, të flasin për betonieret që numërojnë, të bilbilojnë bashkë me zogjtë e parkut për mosdakortësinë.
  • Nuk është fare shqetësimi im ky [parku], sepse kam një praktikë rutinore, pyes në mënyrë të përjavshme popullin sovran përmes anketimeve shkencore që ne bëjmë.

 

Për Partinë Demokratike

  • Ata janë shprehje e një situate të dëshpëruar të një opozite që nuk ka asnjë vizion, program, asnjë skuadër alternative dhe lidership jo e jo.
  • Të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh lider, të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh domosdoshmërisht dikush që garanton një lidership për një forcë politike.
  • Problemi është që nuk kemi opozitë, kemi një parti që tund gardhin e asgjësë.
  • Ata janë njerëz të dëshpëruar, bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara. Ata janë shumë të vetëdijshëm se nga qershori i 2013 nuk kanë rritur asnjë pikë përqindje të popullaritetit. Janë të vetëdijshëm se nuk mund ta përballin këtë shumicë qeverisëse në betejën elektorale.
  • PD ka ardhur në pushtet vetëm për një arsye se është çarë e majta. Nuk kanë pasur kurrë shumicën e votave. Ne jemi të pa sfiduar.

Për median

  • Ju gazetarët nuk jeni asgjë.
  • Nuk dënjoj t’i përgjigjem kësaj sajese.
  • Ky është një konspiracion. Këto janë marrëzira, shpifje.
  • Ju i thoni, i botoni, i komentoni, ju i merrni për të vërteta dhe pasj ne vimë këtu dhe duhet të përgjigjemi për fantazitë tuaja.
  • Kjo është fantazi dhe spekulim.
  • Këneta mediatike që prodhon dhe superprodhon historira të pakuptimta.

 

Për reformën në drejtësi

  • Reforma në drejtësi ka ngecur tek Partia Demokratike, e cila nuk është një opozitë, por ka ngecur tek parku. Ne jemi gati kemi një pamje shumë të qartë falë Komisionit të Venecias.
  • Unë ftova lidershipin e Partisë Demokratike; Lulzim Bashën apo Sali Berishën, nuk është ky problemi im.
  • Ata që nuk vijnë në tavolinë, janë ata që nuk duan. Por ata [PD] do të vijnë këmba këmbës.
  • Ky [diskutimi për reformën në drejtësi] bëhet nëse Partia Demokratike heq dorë nga gardhi.
  • Ata e dinë që kush e aborton këtë reformë do të marrë një shpullë nga populli shqiptar, që do të jetë e pakrahasueshme deri më tani kur ka ndëshkuar një palë.
  •  Kjo kapja e sistemit të drejtësisë, që PD pretendon, është njësoj si kapja e lodrave në Park. Kjo është një përrallë.
  • Janë 0 deputetë të Partisë Socialiste që preken nga ligjit i dekriminalizimit dhe asnjë kryetar bashkie që preket nga ligji më i ashpër në planet.

 

Për zgjedhjen e Presidentit

  • [Presidenti] do të jetë një kandidat që do të diskutohet mes aleatëve, PS dhe LSI dhe patjetër do i prezantohet PD si një opsion konsensual për të marrë dhe votat e tyre. Presidetin do ta zgjedhim së bashku PS e LSI.

 

Për arritjet e qeverisë

  • Jemi në një situatë ku gjërat kanë filluar të ndryshojnë seriozisht dhe këtë e thotë BB, FMN, organizma të tjerë ndërkombëtarë por sigurisht që kjo është beteja për një gjeneratë tjetër.
  • Jemi në drejtimin e duhur. Sot kemi 171 mijë të punësuar më shumë në sektorin jo-bujqësor.Pra që figurojnë në librat e llogarive të shtetit si kontribues të shtuar, taksa, të siguruar nga pikëpamja shoqërore dhe shëndetësore.
  • Lufta jonë është  një luftë për të rimëkëmbur një shtëpi që fuste ujë nga të katër anët dhe ishte duke rënë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook