Lidhu me ne

Kryesore

Telefonia celulare/ Shkurtohen afatet e ofertave, tani zgjasin 28 ditë

Ditët e fundit, tre nga katër kompanitë celulare në vend, Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë shkurtuar afatin e vlefshmërisë për pjesën më të madhe të paketave mujore për klientët e tyre, duke i bërë ato 28 ditë, nga mujore (30 ditë) që ishin më parë.

cel

Burime nga kompanitë pohuan se këto ndryshime janë bërë pasi ofertat janë përshtatur në bazë javore, pra 4 javë (28 ditë) dhe ata i kanë njoftuar klientët për këtë veprim. Siç është edhe praktikë në këto raste, njoftimi bëhet pa bujën e reklamave ekstravagante të cilat promovojnë produktet e këtyre kompanive dhe në hapësira publicitare minimale, por që përmbushin detyrimin ligjor të njoftimit të klientelës.Ajo që ndodh tashmë është se në momentin që aktivizon ofertën, klienti njoftohet që oferta zgjat 28 ditë. Ndërsa, në faqet e internetit përkatëse të kompanive, ku gjenden dhe ofertat e reja, është e vështirë të gjesh se për çfarë periudhe është e vlefshme oferta.


Në rrjetet sociale, konsumatorët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë ndryshim të ofertave nga 30 në 28 ditë, që sipas tyre nënkupton shtrenjtim të çmimit, pasi hiqen dy ditë nga oferta.

Psh për paketën standarde prej 1000 lekësh, vetëm nga shkurtimi i saj me dy ditë, çmimi është shtrenjtuar me 7% (35.7 lekë në ditë nga 33.3 lekë në ditë që ishte më parë). Për paketën 1500 lekë, nga 50 lekë në ditë, shkon në 53.6 lekë.

Në vit, një klient që blen rregullisht karta 1,000 lekëshe, duhet të shpenzojë rreth 900 lekë më shumë për të njëjtën kohë bisede (19,554 lekë për 365 ditë), apo pothuajse një kartë tjetër, duke e çuar numrin e kartave nga 12 në vit në gati 13 në vit.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix3 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix3 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix3 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix3 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix3 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix3 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix3 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix3 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix3 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook