Lidhu me ne

Kryesore

Të papunë në Britani, pasanikë në Rumani

 

vilatNë pamje të parë ngjan si një qytet i vogël ku jetojnë familje të pasura. Me shtëpi shumëkatëshe plot ngjyra dhe makina të shtrenjta të parkuara në oborr, banorët e Tandareit në Rumani të krijojnë idenë se kanë punuar fort për të arritur aty ku janë. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

Paratë vijnë nga sistemi britanik i mbështetjes sociale ose vjedhjet e kryera me anë të bandave të mirëfillta që operojnë kryesisht në Londër.

Sipas të dhënave të “Skcotland Yard”-it, më shumë se 100 shtëpi në Tandarei janë ndërtuar me para të fituara në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Tandarei ndodhet 100 milje në lindje të Bukureshtit. Qyteti i vogël ka ndryshuar rrënjësisht në 10 vitet e fundit. Më shumë se 300 makina “BMW” dhe versionet më të fundit të “Volkswagen”-it qarkullojnë në rrugët e tij.

Ato janë siguruar me të ardhurat e taksapaguesve britanikë, përmes përfitimit të paligjshëm nga sistemi i mbështetjes sociale.

Shumë prej tyre kanë krijuar banda të mirëfillta hajdutësh, të cilët vjedhin në trena e metro, ndërsa të tjerë kanë organizuar rrjete lypësish.

“Jam i kënaqur që ata ndodhen jashtë vendit në këtë moment. Kur kthehen, nuk mund të dalim jashtë pasi bëhet natë. Është shumë e rrezikshme dhe gjithmonë përfundoj në shtëpi pa portofol.

Kur ata kthehen, duan të jenë të gjithë bashkë. Familja është gjithnjë në rritje. Ka një thënie se “kur tre ciganë shkojnë në Britani, bëhen 10 kur të kthehen”. Ata duan familje të mëdha sepse kështu mund të  përfitojnë atje. Ata e dinë shumë mirë këtë dhe këshillojnë shpesh njëri-tjetrin. Ja pse kanë kaq shumë para”, thotë një banor i përhershëm i zonës, i cili shton se me atë ardhurat në vend nuk mbyll dot muajin.
lDcC0W4l TAOP2RWl vyj9I61l

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar2 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore6 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore9 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore10 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike10 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar10 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook