Lidhu me ne

Kryesore

“Dale dale, s’keni pare gje akoma”…..

artanhoxha-380x290

Artan Hoxha

“Dale dale, s’keni pare gje akoma”…..

Meqe nuk ndodhem ne Tirane, po disa qindra kilometra larg saj, aty nga mbremja vone nisi te kercase telefoni. Pak minuta me pas shpertheu ne ngazellim dhe rrjeti(Facebook). Heeeeuuuu!!! C’te kete bere vaki??!!!
Pastaj pash gaz e hare. Shperthyen papritur deshirat e nje takemi per ta perqafuar fort Ramen. Sigurisht jo per viziten ne SHBA, por se eshte duke bere shtet jo shaka. Naaaaa, teeeert, u a ka bere “te forteve”.
Pas te pareve, nje takem tjeter ishte gati te rrokte per mezi e ta puthte Doktorin, aq fort, sa ti dilnin syte vendit nga kenaqesia. Medemek ky i fundit na paskesh bere hatane. Kishte ngjitur nje flet-rrufe per nje “te forte”, qe sa ishte vet ne pushtet policia e arrestoi tri here, po se kush dreqin e lironte prape nje zot e di. Per 8 vite rresht jo vetem qe nuk ia permendi ndonjehere emrin, por edhe kur kapej rastesisht, me para lirohej se arrestohej. Nje here u lirua se Renea e kapi gabimisht, se kishte shkuar ne banese per te arrestuar nje te arratisur nga gjykata, por gjeti tre te tjere, per te cilet nuk kishte prova. Nje here tjeter e arrestoi se kercenoi dy deputet te mengjert ne mes te mexhlisit, qe po benin propagande me elektoratin kunder kryebashkiakut te ardhshem te Tiranes(ai muhabeti me votat ne kutine e gabuar). Po nejse, se mbajten as nje jave se mire ua bente qafireve(Vasilikes dhe Besnikut). Kerkonin vota te majta te ish-njesia 8. Heren tjeter, po nen te njejtin kryeminister, e kapen diten e zgjedhjeve. Pasi kishte bere gjithe diten “Pune” per bashkine e madhe te Tiranes qe ta fitonte e “djathta”, ne te ngrysur i shkoi ne ndihme nje kandidati te mengjert ne nje komune te vogel ne periferi te kryeqytetit. Por u peshua mire kontributi i tij gjate fushates elektorale dhe gjithe diten e zgjedhjeve te 8 majit 2011, dhe u vendos njezeri tia benin kabull “lajthitjen” ne aksham. Prandaj u mbyllen te dy syte per te mos qene “bukshkale”, dhe arsenali me arme te lehta e te renda ne mjetet e blinduara qe u kapen ne periferi te Tiranes, dolen arme “trofe”. E keta djemte meqe nuk kishin muzeum ku ti ekspozonin armet “trofe”, i mbanin me vete nga “halli”. Cudi e madhe, se i njejti gjithckadenoncues, 3-4 dite me pare, mori haptazi ne mbrojtje, ca djem zotni, qe policia u kishte rene ne qafe kot me se koti. Ne fakt nuk u mor vesh kurre, kujt i binin nga xhepi ato mina larte e poshte neper Tirane, sa here jepte piskamen nje xhaxha ne parlament. E pasi u kapen larte e poshte, nga Skandinavia ne luginen e Fanit ca djem zotni te pafajshem, minat u zhduken si me magji. Ta kete yshtur Baba Mondi Sajmen, e tia kete hequr syrin e keq??!! Prape zoti ne qiell e di kete pune. Po shyqyr te pakten rame rehat nja nje vit nga minat.
Nje takem i trete, u ben gati te puthin ne balle, si qemoti trimat ne lufte, hem Tikun dhe hem Kiun bashke. Heeeuuuuuu bre!!!!! C’te kene bere bashke kryehetuesi dhe kryerendvenesi qe e kane patur ne dore e si paska lene njeri ta bejne deri sot??!!!! Nje cun zotni, nga ata me kod nderi, vendosi ti respektonte. Fundja cdo humbiste?!! Ai ka qene aq here ne polici, sigurisht kur dikush “flet keq” per te, sa policet nis i ze meraku se nga humbi ky djale e s’po behet i gjalle.
E pra, te shtunen pas darke, miletin e kapi sevdaja e madhe per te puthur, ndukur e rrokur per mezi, ata qe e qeverisin kete vend dhe ata qe e kane qeverisur para tyre.
Daleni, daleni burra, mos u ngutni. Vertet keta djemte zotni, kur lirohen per mungese provash nuk jane si Fullani qe te kerkojne leket e burgut kokerr me kokerr, po hajde e beju derman policeve pastaj. Cili nga ata do kete kurajon te shkoje tu trokase prape ne dere kur dikush te “flase keq” per ta?!!!! Prandaj burra, nese keni kaq afsh e zjarrmi per ata qe na qeverisin dhe ata qe na kane qeverisur, mos humbni kohe. Puthini, ndukini, perqafojini, sa pa ardhur e hena. Se pastaj, kur te shikoni “dale se s’keni pare gje akoma” do beheni pishman, e do nisni ti shani si c’keni bere deri dje ne darke. Kurse djemte zotni, do jene bere zotni djem.

(Kjo eshte vetem nje pergjigje e aty per aty, per miqte dhe te njohurit e mi, qe me pyeten me kureshtje pse nuk po e thosha nje fjale per dicka qe kam folur gjithe vitin. Me mirkuptoni, por kur shoh kush “denoncon”, dhe kush ben sikur “arreston”, ia di fundin telenoveles made in Albania. Kjo ishte thjesht seria e radhes, personazhet jane te njejtet, vetem sa kane nderruar rolet. Bileten dhe shpenzimet e shfaqes gjithnje i paguan shikuesi popull).

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook