Lidhu me ne

Aktualitet

ALBtelecom mbështet Autoritetin Rrugor Shqiptar për ndriçimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan

EZH_0008 Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, në kuadër të projekteve të përgjegjësisë sociale të korporatës, mbështet institucionet publike dhe bashkëpunon me ta në projekte të ndryshme. Kohët e fundit, ALBtelecom ka mbështetur Autoritetin Rrugor Shqiptar në projektin e ndriçimittë hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan. Ndriçimi i një segmenti prej tre kilometrash është përfunduar në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky segment mes Saukut dhe Tirana East Gate, është edhe hyrja e Tiranës për të gjithë vizitorët që vijnë në Tiranë nga pjesa lindore e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Kryetari i Bordit të ALBtelecom, Z. Giuseppe Farina tha se “ALBtelecom është mjaft i kënaqur për mundësinë e bashkëpunimit me ARRSH-në dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Ne kemi rrjetin më të gjerë fiks dhe më të madh të infrastrukturës me fibra optike në Shqipëri, të instaluar në rrugët kryesore për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit. Duke qenë operatori më i madh në Shqipëri për sa u përket shërbimeve dhe ofertave, ne jemi më të përgjegjshëm për rolin tonë që kemi në zhvillimin e vendit. Ne do të vazhdojmë me këto projekte që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe gjithashtu do të mbështesim agjencitë publike për të sjellë standardet më të fundit”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Edmond Haxhinasto, duke falënderuar ALBtelecom për mbështetjen, ka vlerësuar projektin si shumë të rëndësishëm. Gjithashtu ai i ftoi kompanitë e tjera të bashkëpunojnë me agjencitë publike të Ministrisë.

EZH_0232ALBtelecom ka rrjetin backbone me fibra optike më të gjerë, më të standardizuar dhe më të sigurt në sistemin “Ring” në Shqipëri, i cili mundëson shërbimet më të mira të internetit për operatorët e tjerë dhe gjithashtu shpejtësi interneti deri 1Gbps nëpërmjet teknologjisë GPON për çdo klient. ALBtelecom është ofruesi më i madh i internetit dhe kjo kompani ka lidhje me fibra optike me Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. ALBtelecom ndjek nga afër teknologjitë më të fundit në tregun global. Rrjeti i fiks Next Generation Network (NGN), kombinuar me shërbimet e lëvizshme të Eagle Mobile në Shqipëri, mundëson ofrimin e kapaciteteve më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.

Infrastruktura e ALBtelecom, veçanërisht rrjeti i Fibrave Optike mund të përdoret nga Autoriteti Rrugor (ARRSH) dhe agjencitë e tjera shtetërore për shërbimet që mbështesin menaxhimin e trafikut rrugor, etj.

ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamë të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet e telefonisë fikse dhe të lëvizshme, internet, ALBwifi dhe WiFi në publik zona, televizion, shërbime Cloud etj

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook