Lidhu me ne

Kryesore

Tashmë kushdo mund ta njohë Lulin e vocërr

PicMonkey-Collage58-620x347

Tashmë kushdo mund ta njohë Lulin e vocërr, bashkë me shkrimtarin e të gjitha kohërave, Migjenin (Millosh Gjergj Nikolla). Monumenti që është realizuar nga skulptori Ardian Pepa dhe mundësuar financiarisht nga artisti Fran Gjoka, prej disa ditësh është vendosur në qytetin e Pukës. Veprimi i dy artistëve tregoi se, pavarësisht gjithçkaje shqiptarët e duan shkrimtarin, që diti të shkruajë për ta, Migjenin. Fran Gjoka, ish-muzikant në Ansamblin Shtetëror të Tiranës rrëfen, sepse vendosi që të mundësojë financiarisht realizimin e këtij monumenti. Ai na tregon se gjatë fëmijërisë së tij shpeshherë i është dashur që ta gjejë veten mes skamjes dhe varfërisë materiale, ashtu sikundër edhe Luli i vocërr, por asnjëherë atij nuk i ka munguar tradita artistike në familjen e tij.

Zoti Gjoka, si ka lindur te ju ideja për realizimin e monumentit të Migjenit?

Ndonëse jetoj për më shumë se dy dekada në SHBA e gjitha kjo lidhet me mos shkëputjen asnjëherë, edhe për asnjë çast të jetës me vendlindjen time, konkretisht me Pukën. Vazhdimisht kam qenë në kontakt për të parë jetën dhe hallet e vendasve, që fatkeqësisht janë të shumta. Kontaktet i kam ruajtur dhe me gazetarin Ardian Mehaj, nëpërmjet të cilit kam mësuar për njerëzit që janë në nevojë. Kohët e fundit gjatë bisedave ai më tha dhe për idenë e realizimit të një monumenti për Migjenin. Nuk u mendova shumë për këtë gjë, prandaj kontribuova nga të ardhurat e familjes sime, duke e parë se pluhuri i harresës ka mbuluar shumë gjëra, bashkë me të, atë çfarë Migjeni ka bërë për Pukën, por dhe emrin që i ka dhënë, si poet dhe shkrimtar letërsisë shqipe, prandaj vendosa që ta bëjë këtë financim.

Luli i vocërr në këmbë dhe Migjeni ulur… A ka qenë zgjedhja juaj kjo?  

Të them të drejtën, pasi biseduam me skulptorin Pepa, i cili është një artist shumë i talentuar, më ofroi disa variante të monumentit, por të gjitha ishin në këmbë, prandaj unë këmbëngula që bashkë me të, të ishte dhe Luli i vocërr. Kështu ai lidhet dhe më tepër me Pukën. Në këmbë më dukej sikur ai po largohej nga Puka, ndërsa i ulur duket sikur ka ardhur për të qëndruar në Pukë. Ky pozicion ka qenë edhe në një pikturë të të piktori, emri i të cilit tashmë nuk më kujtohet.

A ka një pjesë nga veprat e Migjenit, së cilës i riktheheni?

Të them të drejtën në fillim, në bankat e shkollës mësuam më shumë për Migjenin, nëpërmjet atij përshkrimi aq të bukur që ai i bënë varfërisë te Luli i vocërr. Por, duke u rritur në fushën e artit dhe të skenës u thellova më shumë për Migjenin dhe për veprën e tij. Do të thoja se është mishërimi më i madh i vuajtjes, i dritës dhe shpresës, siç e thashë dhe më parë është një gurë themeli i letërsisë moderne, sepse në çdo varg të tij ne prekim dhe sot realitetin në shumë vende të Shqipërisë. Prandaj uroj shumë që kjo nismë të përhapet dhe njerëzit të marrin liri për të bërë diçka për ta vrarë më shumë varfërinë.

A jeni ndier ndonjëherë si Luli i vocërr?

Jam ndier, sepse jam rritur në një familje të varfër nga ekonomia dhe nga jeta, hallet dhe skamja, por dhe shumë të pasur nga traditat kulturore, për shkak të mësimeve që më kanë dhënë prindërit.

Dëshira për të qenë në Pukë ditën e inaugurimit duhet të ketë qenë e madhe…

Me dëshirë dhe mendje atje kam qenë, jo vetëm për një ditë, por në çdo ditë që jetoj në kurbetin e largët. Kryetari i bashkësisë ka bërë një organizim madhështor për inaugurimin e monumentit, prandaj duhet falënderuar. Dëshiroj që shqiptarët të investojnë qoftë në një fushë apo në një tjetër, sepse kur jemi bashkë bëjmë edhe më shumë.

Dhe së fundmi, cila është lidhja juaj me artin?

Dëshira për t’u marrë me art ka nisur fillimisht në shkollën fillore të Kabashit. Pastaj në klasë të gjashtë u anëtarësova në orkestrën e grupit të Pukës. Ish- shefja e muzikës në Pallatit të Kulturës së Pukës, ka qenë shtysa e parë që më inkurajuar që të këndoja krijimtarinë e saj, pastaj u vendosa në Ansamblin “Puka”, Ansamblin “Migjeni” në Tiranë dhe para se të largohesha për në ShBA, edhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Muzika ka qenë dhe mbetet shpirti dhe jeta ime.

Luli i vocërr, i Migjent

Askush s‘e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thane se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijët, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande!

Kur Luli hyn n‘oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s‘i thotë. Ecë ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë derisa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe… shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t‘i ngrohi kambët. – Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis…

Noshta, ndoshta…

Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puca, mësuesi ja ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t‘i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.  Nga “Luli i vocërr”.

Pepa: Kur mendimi bëhet vepër

Skulptori Ardian Pepa tregon se ka qenë rastësi realizimi i këtij monumenti, ndërsa ideja që Migjeni të jetë bashkë me Lulin e vocërr, ka qenë e mirëmenduar. Migjeni jepte mësim në Pukë, ndërsa Luli i vocërr është personazhi i tij, që është frymëzuar nga ky vend.

Disa nga veprat e realizuara nga skulptori Ardian Pepa janë: Footbollisti Brian Filipi në bronz në Ravena, është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për dhjetë deputetët e qeverisë së parë Vlorë 1912; Nikoll Kaçorri, Pandeli Cale, “Harmoni”, në mermer simpozium në Mali të Zi, ka realizuar bustin e Gjergj Fishtës për shkollën me të njëjtin emër në Tiranë, Adem Jasharin në bronz në MHK, Nënë Tereza në bronz etj.

Zoti Pepa, si lindi bashkëpunimi për realizimin e monumentit të Migjenit?

Ishte një rastësi e bukur! Ndërkohë që unë mendoja për të realizuar një monument për vendlindjen time, edhe dikush tjetër mendonte po të njëjtën gjë.

Përse pikërisht Migjeni dhe Luli i vocërr?

Kjo po, që ishte e mirëmenduar. Migjeni jepte mësim në Pukë dhe Luli i vocërr është personazh i tij, i frymëzuar nga ky vend. Ndaj nëse do duhet të bëja diçka, do ishte pikërisht e lidhur me këtë shkrimtar. Ashtu siç dhe e përmenda, dhe dikush tjetër mendonte po të njëjtën gjë. Nën/kryetari i bashkisë së Pukës, Artan Zaja dhe po ashtu gazetari, Armir Mehaj. Ky i fundit, duke qenë në kontakt me një artist të folklorit pukjan, Fran Gjoka (i cili punon në SHBA, dhe është njohur për humanizmin e tij, të treguar vit pas viti me ndihmat e dhëna për të varfrit, mbështetjet për aktivitete të ndryshme në Pukë) mendoi t’i propozonte idenë e tyre me qëllim financimi. Ide, e cila u mirëprit me entuziazëm. Ndërkohë duke qenë nga i njëjti vend, dhe duke parë krijimet e mia, vendosën të isha unë ai që do e realizoja një monument të tillë… Ku ka kënaqësi më të madhe, sesa kur sheh se mendimi bëhet vepër. Dhe kënaqësi akoma me të madhe që të gjithë; financuesi, ideatori dhe krijuesi i kësaj vepre kanë të përbashkët veç qëllimit edhe origjinën.

Cila është puna juaj kërkimore dhe a keni një vepër apo pjesë të tij, të cilin e keni më përzemër?

Për të realizuar çfarëdolloj monumenti është pikë thelbësore të hysh në botën e personazhit që do krijosh. Pak a shumë e përmenda dhe më lartë, se përse ishte Migjeni, por dua të theksoj se kjo ishte ide unanime.

Pra, hapi i parë ishte kërkimi rreth gjithçkaje që kishte të bënte me Migjenin. Sigurisht që, e kisha hasur më parë këtë shkrimtar gjatë viteve të gjimnazit, por kjo ishte tjetër gjë. Ishte një kërkim më në imtësi. Rilexova veprat, pashë fotot, me pak fjalë u mundova të jem “Migjeni”. Por nga ana tjetër, duhet të isha dhe brenda kërkesave të ideatorit dhe sponsorizuesit. Ata kërkuan që monumenti të cilin do realizoja, të ishte realist, origjinal dhe në karakter.

Por është pak e vështirë të jesh Migjeni…

Ai ishte jo vetëm një shkrimtar i madh, por edhe një njeri i madh. Veprat e tij tregonin se ai kishte një personalitet për t’u admiruar. Është e vështirë të lexosh me ndjenjë gjithçka ai krijon dhe jo më ta krijosh atë. Çdo gjë që ai shkruante ishte e thellë dhe e mbushur me emocionalitet. Megjithatë, nga veprat e tij unë do veçoja atë, për të cilën realizova dhe monumentin, Luli i vocërr.

Perse Migjeni ulur dhe Luli i vocërr në këmbë?

Migjeni dhe pse gjenial, ishte mbi të gjitha njeri i thjeshtë, që transmetonte pozitivitet, humanizëm, energji pozitive dhe mirësi ndaj të gjithëve, po në veçanti ndaj fëmijëve, si Luli, të cilët meritonin dashuri dhe respekt. Ndaj dhe Migjeni duhet të ishte ulur, pasi shpreh në mënyrën më të bukur këtë anë të karakterit të tij. Kështu ai “barazohet” me Lulin e vocërr, të cilin e shpërfillin të gjithë… Fëmijë apo të rritur, mësues apo jo. Kështu, Migjeni i fal ngrohtësi Lulit dhe duket sikur i thotë se të dy janë po njësoj…/Nga Valeria Dedaj Shekulli

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook