Lidhu me ne

Temporal

88 për qind e partive shqiptare janë parti fantazma

VOTA--701x526

Pak ditë më parë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi deklaroi se në Shqipëri janë të regjistruara 126 parti politike.  Prej tyre, 112 (88 për qind) janë parti fantazëm dhe të pakontaktueshme nga Komisioni, ndërsa 74 parti nuk kanë pranuar të bëjnë auditim për mënyrën se si i kanë mbledhur fondet dhe si i kanë shpenzuar ato për fushatat zgjedhore.

Deklarata e Zonjës Luzi u bë përpara komisionin të Ligjeve, ku dhe u diskutua mbi masat e marra dhe ndryshimet ligjore të nevojshme të propozuara nga KQZ-ja për largimin e tyre nga sistemi.

Sipas kryetares së KQZ-së është e nevojshme të parashikohet në ligj se në qoftë se një parti nuk ka jetë politike ose nuk i nënshtrohet auditimit të financimeve private dhe shpenzimeve të kryera, të çrregjistrohet nga listat zgjedhore.

Sipas ligjit në fuqi, partitë parlamentare dhe ato parti që kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare marrin financim nga shteti. Gjithashtu, saktësohet se  70 për qind e financimit shtetëror ndahet sipas votave të fituara në zgjedhjet e fundit.

Të gjitha partitë duhet të paraqesin raportin e auditimit mbi fondet e mbledhura dhe të shpenzuara në fushatat elektorale. Mungesa e paraqitjes së këtij raportit e pengon, aktualisht, kontrollin publik të KQZ-së, ashtu si e parashikon ligji që ka për qëllim të kufizojë dhe të bëjë transparencë mbi financimin e aktivitetit politik.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook