Lidhu me ne

Aktualitet

Neranxi disa orë në komisariat dhe një reagim i Berishës

nikollaq-neranxi-1-620x360

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut, sipërmarrësi Nikollaq Neranxi, përfundoi dje në polici, pas një konflikti me disa uniforma blu lidhur me parkimin e mjeteve në mënyrë të parregullt. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt. “Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi, por janë penguar nga dy rojet e tij, të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6”, u shpreh policia pasditen e djeshme. Gjithashtu, uniformat blu bënë të ditur se po kërkonin dhe nuk po arrinin të gjenin edhe vetë sipërmarrësin Neranxi, për të realizuar shoqërimin e tij në komisariat dhe “sqarimin e plotë të rrethanave”.

Ndërsa policia njoftonte se po punonte për gjetjen e Neranxit, vetë sipërmarrësi ndodhej në brendësi të ambjeteve të kompanisë së tij. Në disa video të publikuara edhe në rrjetet sociale, ai deklaronte se do të shkonte në polici për t’u sqaruar mbi incidentin për parkimin e automjeteve, teksa në godinën e biznesit të tij zhvillohej një panair kulinarie, ku ndodheshin shumë sipërmarrës dhe disa diplomatë. “Unë do të shkoj në policinë e shtetit për t’u sqaruar. Njoftoni ambasadat, Shqipëria dhe shqiptarët po rrezikohen. Ata kanë ardhur pa mandat të arrestojnë kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë”, u shpreh Neranxi, i rrethuar nga punonjës të kompanisë së tij. Gjatë pasdites, ish-deputeti Neranxi është drejtuar në ambientet e komisariatit nr.6.

Teksa ngjitej në mjetin e policisë që do ta transportonte, Neranxi është shprehur: “Jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Zotit. Do të bëhemi më të fortë, pasi pas dështimeve të mëdha, kemi suksese më të mëdha”. Më pas ai ka deklaruar për shtypin se është provokuar nga policia. Sipërmarrësi nuk ka mohuar incidentin me policinë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, por ka dhënë një version tjetër nga ai i uniformave blu. “Nuk kam fyer, jam provokuar. Ju duket normale të doja të prishja vetë festën time!?”, është shprehur kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut. Vetë Neranxi ka thënë se incidenti ishte banal për parkimin, teksa ai po përcillte ambasadoren kineze në Tiranë, e cila vizitoi panairin. Megjithatë sqarimi i incidentit mes Neranxit dhe policisë nuk ka qenë i lehtë. Gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe deri në mbrëmje vonë, kur u lirua, ish-deputeti është detyruar të qëndrojë në ambientet e komisariatit të policisë nr.6, ndërsa me anë të një deklarate, bashkëpunëtorë të tij kanë pretenduar fillimisht se atij po i mohohej edhe prania e një avokati.

Ata janë grumbulluar pranë komisariatit të policisë, ku nuk kanë munguar edhe eksponentë të opozitës. Efektivët e policisë kanë këmbëngulur se janë kundërshtuar, sharë dhe ofenduar nga sipërmarrësi, teksa kryenin detyrën, duke gjobitur disa mjete pranë godinës së biznesit të Neranxit, ku po zhvillohej një panair dhe prania e njerëzve ishte shtuar. Incidenti mori përmasa më të mëdha, pasi policia pretendoi se ishte penguar nga Neranxi, ndërsa dy roje të tij nuk kishin lejuar që ai të shoqërohej për në komisariat në momentin e parë. Pak javë më parë, Nikollaq Neranxi dhe shoqata që ai kryeson u angazhuan në një debat të ashpër kundër ndryshimeve në taksat vendore, duke organizuar edhe disa protesta. Gjithashtu, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut kundërshtoi edhe të ashtuquajturin ligjin për gjobat ndaj biznesit.

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi ndalimin e Nikollaq Neranxit si një “hakmarrje primitive të Edvin Shullazit!”. “Në një akt hakmarrjeje primitive, për mbrojtjen burrërore të të drejtave të bizneseve të vogla dhe të mesme nga arbitrariteti qeveritar, Edvin Shullazi ka urdhëruar fallangat e krimit ta arrestojnë atë. Ky është një akt i shëmtuar stalinist ndaj një avokati të fuqishëm të të drejtave ligjore të biznesmenëve shqiptarë”, u shpreh Berisha. Sipas tij, “qëndrimet dhe pretendimet e drejta të z.Neranxi në mbrojtje të biznesit, gjetën mbështetje të plotë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë gjeti antikushtetuese ligjin ndëshkues ndaj biznesit të Edvin Shullazit. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt stalinist banditesk të hajdutëve të shtetit ndaj përfaqësuesit të biznesit shqiptar dhe interesave të tij legjitime, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendosë para ligjit të gjithë autorët dhe urdhërdhënësit e këtij akti të shëmtuar shtetëror”. Gjithashtu Berisha ka publikuar edhe një mesazh që kishte marrë nga vetë Nikollaq Neranxi. “Në këto momente që jam në punën time, në pronën time dhe po bëj një aktivitet për të cilin kam muaj që përgatitem, në pronën time, policia e shtetit që paguhet me taksat e mia, ka ardhur të më arrestojë. Nuk kam bërë asnjë krim për të cilin ato po e bëjnë këtë veprim. Merrni masa për këtë marrëzi!”, shkruhet në mesazhin e Neranxit për ish-kryeministrin Berisha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix2 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix2 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix2 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix7 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix7 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix7 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook