Lidhu me ne

Temporal

Individualizmi e vrau të majtën

Mario Tronti, filozof italian, themelues i “operaizmit”( https://en.wikipedia.org/wiki/Mario_Tronti) (punëtorizmit)  i ka dhënë një intervistë italianes “Avvenire”. Tronti e  trajton krizën e tanishme, që është një krizë e përgjithshme nga perspektiva e detyrave që ajo i parashtron të majtës, e cila në shikimin e tij është më afër nevojave të vërteta njerëzore. Në këtë përpjekje për të ngritur “ata që janë poshtë” Tronti përkrah edhe përpjekjet e Papa Franceskut, i vetmi sipas tij që ngre zërin kundër padrejtësive dhe formave të shfrytëzimit. Po e majta çfarë detyrash ka?  “Të konkretizojë në politikë “këtë vizion françeskan”, i cili jo vetëm plotëson një boshllëk humanizmi në botën e tanishme, por është oferta e vetme që kupton nevojat e shtresave të margjinalizuara, pra edhe “konflikteve të fjetura”. Si ta sjellim në emërues këtë mesazh të Trontit me të majtën shqiptare? Të majtën e salltaneteve dhe luksit. Me siguri që është punë e kotë, veçse nëse do të nisnim edhe ne të flisnim për Rilindje. Por a ka Rilindje pa çrrënjosje?

E nisim nga politika?

Që është për fat të keq në krizë shumë të fortë, njësoj siç janë raportet sociale dhe ato njerëzore, mbi të cilat themelohet shoqëria. Në këtë kontekst iniciativat legjislative mund të përftojnë funksionin, gjithashtu pozitiv, të ngjalljes së diskutimit, por prirja për të zgjidhur çdo problem në planin juridik, pengon përballjen e çështjeve në themel, që aktualisht shpërfillen.

Për çfarë e keni fjalën?

Për temën e jetës, në radhë të parë, lidhja e së cilës me politikën është e pazhbëshme dhe esenciale, njësoj si ajo mes historisë dhe vdekjes. Klima e tensionit, e ndezur nga kërcënimi terrorist, ushqen një sentiment pasigurie që interferon në përditmërinë e njerëzve, duke i shërbyer instrumentalizimeve, të cilat në vend që të zgjidhin problemin, kontribuojnë në përkeqësimin e tij.

Po jeta?

Po i besohet përherë e më shumë dominimit të shkencave teknologjike, shprehje kjo që nuk tregon aspak nënshtrimin e dëshiruar të teknikës ndaj arsyeve të shkencës. Përkundrazi, është shkenca që po vihet në shërbim të mekanizmave dhe procedurave objektiv i të cilave është, së fundmi, në fabrikimin e jetës njerëzore. Afirmohet kështu një sens gjithëfuqie që nuk lejon pranimin dhe respektimin e çfarëdo lloj kufiri, duke ekzaltuar një individualizëm shpërthyes. Po përhapet bindja se me ndihmën e përshtatshme teknike,  asgjë nuk është e pamundur dhe gjithçka bëhet e ligjshme.

Në të shkuarën e majta do ta kishte kundërshtuar këtë prirje. Pse sot nuk ndodh kështu?

Diçka është prishur, duhet ta pranojmë. Do të isha i prirur të thosha se fituar sërish tregun, por duke saktësuar se tregu nuk është gjë tjetër përveçse përfaqësimi simbolik i mungesës së ekuilibrit në veprim, në raportet sociale. Bëhet fjalë për një fuqi që pretendohet si e pakufizuar dhe që në dhjetëvjeçarët e fundit e ka shtrirë ndikimin e vet deri në brendi të njerëzve, me rezultatin paradoksal që sot, sa më shumë që ecet drejt të majtës ekstreme dhe radikale, aq më tepër përftohen konçesioni apo konsensus relativ ndaj të ashtuquajturës “kulturë e të drejtave”. Një  farë rezistence e ofron e majta e moderuar, që dikur do të quhej e majta e “e qeverisë” e cila në vetvete nuk do të duhet aspak që të kryente këtë funksion. Po prevalon mbi të gjitha iluzioni se të jesh progresist do të thotë të jesh përherë e më shumë përpara. Një bindje shumë naive, sipas së cilës sot është më mirë sesa dje dhe nesër do të jetë më mirë akoma.

Cili është, sipas mendimit tuaj, çelësi i këtij procesi?

Individualizmi që ka mposhtur tanimë edhe kampin e atyre që do të duhet t’i kundërviheshin çdo forme të shfrytëzimit, çdo imponimi që vjen nga tregu dhe artficialitetit në rritje të jetës.  Shoqëria  “e rrjedhshme – likuide “ denoncuar në kohën e vet nga Zygmunt Buaman(https://en.wikipedia.org/wiki/Late_modernity), është pranuar tashmë dhe madje përlavdohet si e pakontestueshme  fakt ky i prekshëm në të gjithë gjerësinë dhe inkosistencën e saj.

Në ç’përmasë është e përfshirë familja në këto trasformime?

Pavarësisht përkeqësimit të përgjithshëm, në Itali, familja ja doli të përballojë presionin, duke penguar shpërthimin e konflikteve sociale që mbeten të fjetur. Shkon në këtë drejtim qëndrimi i të rinjve në shtëpi, ku shkallët e revoltës në një farë mënyrë zmusohen. Po, familja funksionon ende si një sipërmarrje e vogël ekonomike, por nuk jam po kaq optimist për sa i përket formimit të brezave të rinj. Në këtë mjedis më duket se zhurma nga poshtë, që vjen nga jashtë, ka prevaluar, duke vënë seriozisht në diskutim rolin edukativ të familjes.

Pra përgjegjësia është sërish e politikës?

Deri në një fazë të historisë së saj, e majta italiane e ruajti kapacitetin për të kuptuar dhe mishëruar nevojat sociale njëkohësisht me promovimin që u bënte të drejtave personale. E përsëris, Personale dhe jo Individuale, sepse kleçka vijon të jetë po kjo. Në vendin tonë, kriza e ekipeve të mëdha popullore(Partia Komuniste nga njëra anë dhe Demokracia Kristiane nga ana tjetër) ka ecur me të njëjtin hap me shpërbërjen e konceptit të personit. Është prodhuar kështu një boshllëk që asgjë, deri më tani, nuk ja ka dalë ta mbushë, as edhe në termat e agregimit politik.

Pesë vjet më parë ju u përkufizuat si “marksist ratzingerist”: Po sot ndjeheni ndopak bergolian? (Sipas mbiemrave të dy papëve të fundit shën.red)

Kemi hyrë në një epokë të re, kjo është e qartë, njësoj siç është e qartë që Papa Françesku është i vetmi që ngre zërin kundër dukurive të shfrytëzimit dhe padrejtësisë. Mesazhi i tij është efikas në Amerikën Latine dhe në Afrikë, por kam frikë se dëgjohet më pak në Europë. Është e nevojshme që të zhvlerësohet paragjykimi  se përveç  varfërisë dhe problemeve të tilla që vijnë “nga jashtë”, në kontinentin tonë, problemi i margjinalizimit është zgjidhur. Nuk është kështu dhe Bergoglio bën mirë që e sjell në vëmendje me gjeste, qoftë edhe ekzemplare, si ai i të shtunës në Lesbos. E majta, duke qenë e përfshirë në luftën për të drejtat civile, rrezikon që të humbasë nga optika përmasën e nevojave. Detyra e saj, përkundrazi, duhet të konsistojë në konkretizimin politik të vizionit “françeskan”, të sugjeruar me një institim përherë e më të madh nga Papa”.

http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/individualismo-sinistra.aspx

Schermata-2014-03-19-alle-18.43.03_2016_04_24_1919_1461519760

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix11 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix11 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix11 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix11 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix11 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar11 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport11 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix12 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix12 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook