Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe një herë sot se kemi plot vende të reja pune. Sipas tij, sot në momentin që flasim janë 8 mijë vende të lira pune. Ndërkohë që gjëja kryesore për të cilën ankohen shqiptarët është mungesa e një pune, Kryeministri i sfidon duke thënë se punë ka por s’doni të punoni.

Edhe një detaj tjetër që vlen të permendet. Para 5-6 muajsh Kryeministri thoshte se kemi 26 mijë vende të lira pune. Nuk dime si ka zbritur kjo shifër në 8 mijë. Mbase këto muajt e fundit janë punësuar 18 mijë shqiptarë!!!

Deklarata e tij sot u bë në Pallatin e Kongreseve, aty ku është çelur Panairi i Punës – 2016, me pjesemarrjen e 130 kompanive dhe bizneseve që paraqesin oferta punësimi.

“Në këtë panairi janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve”, theksoi Kryeministri, teksa teksa theksoi edhe një herë se kompanitë kërkojnë profesionist.

 

*Lajmi ne Balkanweb ku Rama deklaronte 26 mije vende te lira pune 

rama ne nentor