Lidhu me ne

Temporal

Pse gazetaria shqiptare është në krizë?

018078778_30300

Studiues dhe analistë të shtypit shqiptar përcollën me shqetësim raportin më të fundit të Organizatës “Freedom House”, ku Shqipëria gjendet midis vendeve me media pjesërisht të lira. Ajo ka rënë edhe 8 vende të tjera në një renditje botërore, duke zbritur e 106-të në botë. Sipas vëzhguesve në Tiranë, shtypi shqiptar është në krizë besimi për shkak të lidhjeve me politikën dhe biznesin.

Pas publikimit të raportit të organizatës “Freedom House” mbi lirinë e mediave në botë, shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja tha se mediat shqiptare janë në një gjendje dramatike.

Fillimisht ato vuanin nga diktati dhe kontrolli i drejtpërdrejtë i shtetit, ndërsa pas vitit tragjik 1997, mediat shqiptare vuajnë prej më shumë se 15 vjetësh nga kapja prej bizneseve dhe dorëzimi i tyre tek politika përmes këtij ndërmjetësimi.

Organizata Freedom House raportoi se media e Shqipërisë është më pak e lirë se ajo e Malit të Zi, Serbisë, Kosovës e Bosnje – Hercegovinës, duke lënë pas vetëm Maqedoninë.
Sipas analistit Lutfi Dervishi, kjo ka ardhur sepse media shqiptare ka bërë hapa prapa sa i takon strukturës së pronësisë së organeve të shtypit.

Sipas studiuesve, shumica e mediave janë lidhur me vendim-marrës politik përmes bizneseve dhe kontrollohen plotësisht prej tyre.

Studiuesi Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, thotë se pak kohë më parë ishte vështirë të dalloheshin partitë nga redaksitë e gazetave.

Ndërsa tani, tha ai, mediat janë më shumë biznes dhe nuk ka kufi se ku fillon plan biznesi dhe ku nis shtypi i lirë.

Tani mediat shqiptare mbajnë haptas njërin krah të konfliktit politik, madje bëjnë garë për të shfaqur besnikërinë e tyre ndaj partive më të mëdha, pa u fshehur fare pas një paanësie formale.

Sipas shkrimtarit Fatos Lubonja, nga kjo gjendje e rëndë mund të dilet vetëm me ligje kundër konfliktit të interesit të pronarëve dhe me borde gazetarësh që përcaktojnë vetë qëndrimet redaksionale të mediave të tyre.

Rënia e medias tradicionale në krizë besimi dhe varësie ka sjellë rritje të gazetarisë qytetare në rrjetet sociale dhe shkrimeve hetuese në gazetarinë e re online.
Qytetarët dhe veprimtarët po bëhen përherë e më aktivë në mediat online përballë një realiteti që nuk mund të fshihet më, thotë analisti Dervishi.

Por studiuesi Krasniqi thotë se politika po shkatërron edhe gazetarinë e lirë online, duke paguar qindra shpifës online për të shtrembëruar faktet.

Ai pohon se shtypi nuk ka më shkrime për interesin qytetar dhe është krejt i mbyllur nga kjo anë.

Ato pak kritika që botohen janë aq sa lejon qeveria, janë presione të ndërsjella mes grupeve politike dhe tregtare.

Media shqiptare është në krizë të thellë, theksoi zoti Krasniqi.

Vëzhguesit pohojnë se gazetaria shqiptare po humb identitetin e saj, po lejon të keqpërdoret për qëllime të ngushta partiake.

Shtypi, sipas tyre, ka humbur kufirin midis lajmit dhe propagandës partiake, pasqyron veprimtaritë e qeverisë dhe partive orë të tëra por nuk kujdeset për qytetarët.

Kjo shpjegon nivelin e ulët të besimit të medias nga opinioni publik dhe te tirazhet e ulëta të gazetave, ndonëse ato mbahen me paratë e bizneseve, që i kanë blerë. /VOA

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar3 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport3 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix3 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix3 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook