Lidhu me ne

Aktualitet

Rrahu gazetarin, arrestohet Presidenti i Kastriotit Alban Vogli

Arrestohet Presidenti i ekipit të Kastriotit të Krujës  Alban Vogli. Vogli është arrestuar pas denoncimit të bërë nga gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të rrethrrotullimit te “Zogu i Zi”. Ilnica, i cili punon pranë “Telesport”, pretendon se është dhunuar nga drejtues të klubit të Kastriotit dhe më konkretisht, nga presidenti Alban Vogli. “Nuk kam pasur konflikt, nuk e di pse më dhunoi. Nuk e kisha menduar dhunën barbare për një shkrim”, ka deklaruar sakaq gazetari.

“Më datë 09.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në afërsi të bar “Noel”, është goditur me sende të forta shtetasi E. I., 41 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi:

– Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit.

Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi  E. I. ka publikuar nëë një gazetë lokale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tirnaë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, ” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ” Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal”, ” bën me dije policia.

Ilnica, i lindur në Dibër shquhet si një dashamirës i klubit të Korabit, që fitoi mes polemikash në ndeshjen direkte të javës që shkoi kundër Kastirotit. “Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi.

Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.

Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”, deklaroi Ilnica, pasi kishte marrë mjekimin në Spitalin Ushtarak.

Newsbomb.al mëson se policia ka shqëruar për ngjarjen presidentin e Kastriotit. Newsbomb publikon gjithashtu edhe vendimin e ekspertimit të mjekut ligjor që vërteton se Ilnica është dhunuar nga Vogli.

vend.jpg

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix24 minuta më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix27 minuta më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar30 minuta më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook