Lidhu me ne

Aktualitet

Administrata proteston kundër ish administratës

gjykata-701x414

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj organizoi sot punonjës të tij dhe mbështetës të Partisë Socialiste për të protestuar përpara Gjykatës Administrative, e cila kishte në rend dite shqyrtimin e kërkesës për anullumin e lejes së ndërtimit të pallateve nën digën e Liqenit Artificial.

Dje, Zoti Veliaj u kërkoi qytetarëve të Tiranës të mblidheshin për t’i bërë presion gjyqtarëve dhe sot, ai mobilizoi punonjësit e tij dhe mbështetës të PS-së për të inskenuar një “protestë” në stilin e mitingjeve apo spektakleve elektorale.

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake, që prej muajsh kanë ndaluar dhe dhunuar protestuesit në Parkun e Liqenit, sot ishin në rolin e ndihmësit dhe lehtësuesit të “protestës” së Zotit Veliaj: policia bllokoi krejtësisht trafikun në rrugën e Durrësit, një nga akset kryesore të Tiranës, për t’i hapur Zotit Veliaj hapësirën e nevojshme për të “protestuar ” në kushte të mira.

Në trotuarin para Gjykatës ishte ngritur një podium për të qëndruar Zoti Veliaj dhe ishte instaluar një qendër zëri me foni të fuqishme koncertesh, të paguara ose me paratë e taksapaguesve ose me favore bashkiake ndaj ofruesve.

Në “protestë” morën pjesë dhjetëra punonjës të Bashkisë Tiranë, të cilët konfirmuan për exit.al se kishin dalë në protestë të organizuar nga drejtuesit e tyre; militantë të PS-së, si dhe deputetë socialistë.

Mes “protestuesve” ra në sy prania e deputetëve Xhemal Qefalia dhe Sadri Abazi, të dy të akuzuar publikisht për ndërtime të paligjshme pallatesh shumëkatëshe.

Kryebashkiaku Veliaj, deputetët Abazi e Qefalia dhe drejtues të tjerë të Bashkisë Tiranë mbajtën njëri pas tjetrit fjalime përpara “protestuesve”. Tema kryesore e tyre ishin akuzat për korrupsion ndaj gjykatësve.

Në mënyrë të veçantë, Zoti Veliaj hodhi akuza dhe kërcënime ndaj gjykatësve dhe Partisë Demokratike. Fjala e tij u ndërpre vazhdimisht nga duartrokitjet e “protestuesve” punonjës të Bashksië.

Ndërkohë disa nga njerëzit e Zotit Veliaj sulmuan verbalisht dhe grisën pankartat e qytetarëve, protestues të vërtetë, të palidhur me Zotin Veliaj dhe Bashkinë Tiranë, pasi disa prej pankartave të tyre kishin parrulla kundër betonizimit të Parkut të Liqenit. Policia shoqëroi në komisiarat tre qytetarë pasi ata hodhën parrulla kundër Zotit veliaj.

Protesta në formë mitingu e Kryebashkiakut Veliaj zgjati për më shumë se dy orë, derisa Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës gjyqësore në datën 13 maj.

Vendimin e gjykatës, Zoti Veliaj e cilësoi si një fitore të madhe, arritur falë presionit të protestuesve. Kjo “fitore” e tij u shoqërua me duartrokitje nga protestuesit, ndërkohë që bashkëpunëtorët e zotit Veliaj vendosën muzikë për të festuar fitoren.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook