Lidhu me ne

Aktualitet

Zbardhet përplasja e demokratëve me ambasadorët

ee2dd27bbc5da383ef30764c345a6681_L

Zbardhet përplasja jashtë kamerave e deputetëve demokratë me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Dje pasdite, ambasadori amerikan dhe ajo e BE-së, kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar takimin nxitës për të miratuar reformën në drejtësi, pas takimeve në PS dhe LSI.

Por duket se dje jo gjithçka ka kaluar qetësisht si në dy takimet e PS-së dhe LSI-së.

Sali Berisha nuk ka marrë fare pjesë në takim, ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka braktisur në mes mbledhjen.

Mes Donald Lu, Romana Vlahutin dhe demokratëve që i pritën janë zhvilluar rreth 2 orë negociata, ndërsa Lulzim Basha u ka thënë se nuk kanë rëndësi afatet për miratimin e reformës. ‘’Takim butaforik’’, ka qenë komenti i Genc Rulit edhe pse nuk ka qenë i pranishëm, kurse Genc Pollo u ka kujtuar ambasadorëve se nuk duhet të sugjerojnë votimin pa e lexuar mirë draftin.

Në takim kanë qenë Lulzim Basha, Astrit Patozi, Genc Pollo, Eduard Selami, Sherefedin Shehu. ‘’Gazeta Shqiptare’’ zbardh debatin.

DEBATI:

Vlahutin: Ajo që dua të theksoj këtu para jush është se pa miratuar reformën në drejtësi nuk ka ndihmë nga BE-ja. Ndaj po nuk u votua tani reforma në drejtësi, të paktën për 3 vjet rresikon hapja e negociatave.

Lu: Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë. Nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe. Prania ime është shpehje e rëndësisë së reformës, nuk do të ketë urdhra. Jemi të përgatitur të jemi konstruktivë, por duam dhe partnerë, opozitë konstruktive.

Vlahutin: Keni të drejtë sovrane të merrni vendimet tuaja. Kurse detyrimi im është t’ju tregoj avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të thellë e të plotë në këtë reform, nuk mund të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE-së.

Patozi: Investimi juaj është shumë i madh, por me kushte të pazakonta. Do ishte mirë të bëhej për një kontratë të re me qytetarët. Duhet investim për një Kushtetutë të re.

Duhet një kontratë me qytetarët për Republikë të re. Pyetja është: A është reforma në drejtësi, gjeja më e rëndësishme për të cilën ka nevojë Shqipëria? A është kjo mrekullia që do ndryshojë situatën? Personalisht mendoj se vendi ka nevojë për reformë tërësore kushtetuese. Një rithemelim të Republikës, rikonceptim të politikës, një kontratë të re sociale që nis me zgjedhjet. Ju e patë vetë si ishin ato të fundit dhe reforma në drejtësi të jetë vetëm një kapitull i saj. Po jap dy shembuj të freskët: Dje kryeministri kërcënoi Gjykatën Kushtetuese se dha një vendim kundër tij. Një tjetër zyrtar i lartë ftoi popullin në protestë te dyert e Gjykatës Administrative. Kjo është katastrofike dhe këtë nuk e zgjidh dot reforma në drejtësi. A nuk do të ishte më mirë që investimi i BE-vë dhe SHBA-ve të ishte në funksion të kësaj reforme tërësore, ku drejtësia është vetëm një pjesë e saj? Ky takim është finishi I një investimi të gjatë dhe persistent. Bie dakord me ambasadorin Lu, që jemi në një situatë të pazakontë, që kërkon veprime të pazakonta. Fatmirësisht PD-ja ka më pak përgjegjësi për këtë anormalitet në Shqipëri. Sepse përgjegjësitë kryesore i ka mazhoranca, Rama dhe Meta.

Vlahutin: Jam dakord me shqetësimin e Z.Patozi. Republika e re duhet bërë nga vetë politika.

Lu: E kam porosi nga presidenti Obama që të miratohet reforma në drejtësi. Ne nuk do të ndalojmë derisa të bëhet reforma. Do insistojmë derisa klasa politike shqiptare të finalizojë reformën. Dësgjova se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë. Nuk do ketë kapërcim të vijës së kuqe nga ne.

Pollo: Është e papranueshme  ajo që kam lexuar në gazeta, se ambasadorët u thonë deputetëve që do të turpëroheni nëse nuk e votoni tani kështu. Nuk pranohet që deputetit t’I thuhet ‘’votoje, pa e lexuar’’. Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje je hajdut, antieuropian, antiamerikan etj.

Vlahutin: Ka një keqkuptim, me sa duket, sepse askush nuk ka kërkuar të miratohet reforma pa u lexuar më parë.

Lu: Ne nuk do ta ndalojmë insistimin tonë derisa të finalizojmë reformën në drejtëi, do të kërkojmë me çdo kusht finalizimin e kësaj reforme kaq të rëndësishme.

Selami: Unë e quajt si mjaft positive praninë e dy ambasadorëve të nderuar sot në mbledhjen e grupit tonë parlamentar dhe shpreh besimin se reforma në drejtësi do të zgjidhë problemet e shumta të drejtësisë.

Shehu: Unë mendoj se reforma në drejtëi nuk I zgjidh problemet e drejtësisë, për shkak të situatës politike dhe sjelljeve të maxhorancës, e cila ka problem me krimin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar20 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar20 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet20 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix20 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore21 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook