Lidhu me ne

Aktualitet

Disa lajme me Balil e me Xhelil dhe një ping-pong autorësie

Shpërthen kriza PS-LSI, Kokëdhima: Balilët janë me LSI-në

Kokedhima-1

Ashtu siç e paralajmëroi gazeta Mapo, duket se marrëdhëniet mes PS dhe LSI po ndizen gjithmonë e më shumë.

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima shkruan në FB se Klemend Balili, i akuzuar si Eskobar i Ballkanit, nuk ka lidhje me të dhe me PS-në, por me LSI-në.

“Nga dita që unë hyra në politikë 3 vjet më parë, Saliu ka bërë 1004 shpifje për mua. Kam ngarkuar dy persona ti numërojne, dokumentojnë dhe publikojnë në një botim të posaçëm shpifjet më të paimagjinueshme të këtij maskarai . Dje në Parlament Saliu tha, se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha, se gjoja Klement Balili është I afërt me mua dhe se ka finacuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i Punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI. Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër. Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës. Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015. Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste. Ata kanë qenë mbështetës të shpallur të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Shpifja nr. 1004 e Saliut ndaj meje dje në Parlament, fakteqsisht nuk u demaskua nga qeveritarët e deputetët e Partisë Socialiste, që i njohin plotësisht të vërtetat, që unë shpjegova më lart, siç i dinë edhe të gjithë banorët në Sarandë dhe Delvinë,” shkruan Kokëdhima.

Rikthehet kriza PS-LSI: ‘Xhelili’, ‘aksidenti i 2 fëmijëve’ dhe ‘Balili’

Edi Rama dhe Ilir MetaNë një kohë kur kryetari i LSI, Ilir Meta ndodhet në Uashington dhe në Tiranë kanë nisur spekulimet se cili do jetë pozicioni i forcës së tij politikë në zgjedhjet që pritet të zhvillohen pas thuajse një vit, duket se kriza mes PS dhe LSI është rikthyer.

Një deputet i LSI i kërkoi kryeministrit Edi Rama të kërkojë falje për kandidaturën e Shukri Xhelilit si kryebashkiak i Dibrës.

Një tjetër fushë beteje duket se është ajo se pranë cilës forcë politike është më shumë Klement Balili, i etiketuar si Eskobari i Ballkanit.

Ndërsa një pikë tjetër përplasje mes aleatëve ka lidhje me aksidentin e para disa ditëve në Kavajë.

Mediat kanë raportuar se pika e karburantit, e cila u bë shkak që barrierat e rrugës të ishin të hapura, duke sjellë aksidentin, ishte në pronësi të Pilo Kërit, babai i Krislen Kërit, shefit aktual të kabinetit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Kurse Top Channel raporton se kompania që kishte në pronësi karburantin, kishte marrë me tender edhe mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Si për të shtuar akoma benzinë në zjarr, ditën kur ka nisur mbyllja e kësaj hapësire, deputeti socialist, Erion Braçe shkruan se “po mbyllet hapësira e krimit, e lënë e tillë nga një interes privat mbështetur në rrugë korruptive!”

Deputeti i LSI: Rama të kërkojë falje për Xhelilin

perparim spahiuDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu për mikrofonin e Ora News kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike që ka propozuar për kryetar bashkie në Dibër, Shukri Xhelilin.

“Ajo që dua të theksoj se fakti që është shkarkuar duhet të shoqërohet edhe me një kërkesë falje nga ata që e propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan”.

Përparim Spahiu është një prej deputetëve të LSI në Dibër, i cili pak muaj më parë denoncoi faktin se ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili nuk pranon të komunikojë as me qytetarët, por as me deputetët e kësaj zone./MAPO

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix48 minuta më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar49 minuta më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar52 minuta më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet54 minuta më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore16 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix16 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix16 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix16 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook