Ka përfunduar gara e edicionit të 61-të të Eurosongut dhe fitues është shpallur përfaqësuesja e Ukrainës, Jamala. Një ngjarje e jetuar dhe e vërtetë, e shkruar për vitin e largët 1944 ka qenë fabula që ka goditur më shumë se çdo temë tjetër. Pritshmëritë për fituesin kaluan me votën e publikut, votë e cila i ka kaluar të gjitha votimet e politikës dhe ndasive: “Ju kënduat më herët një këngë për dashurinë dhe paqen, por unë dua paqe dhe dashuri për këdo”,– tha Jamala pasi fitoi çmimin.

Juritë profesioniste votuan në vend të parë Rusinë, por ishte vota e publikut ajo që ndryshoi rezultatin në favor të Ukrainës.