Lidhu me ne

Kryesore

Rrugët me pagesë, ja tarifat për gjithë llojet e makinave

A cashier collects payment for a road toll from a motorist at a toll booth exit on the A2 highway linking Berlin and Warsaw in Tarnawa, Poland, on Friday, Dec. 13, 2013. Autostrada Wielkopolska SA, founded by the country's richest man Jan Kulczyk, wants to refinance euro-denominated loans taken in 2000 to fund construction, and may sell a portion of the bond to the European Bank for Reconstruction and Development, the World Bank and state-owned Bank Gospodarstwa Krajowego. Photographer: Bartek Sadowski/Bloomberg

Qeveria përfundoi hartimin e strategjisë për tarifimin e rrugëve, ku janë të përcaktuara tarifat që do të paguhen nga automjetet. Sipas draftit të hartuar nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, me kërkesë të Qeverisë, janë rekomanduar për t’u taksuar 9 kategori automjetesh.

Në draftin e strategjisë, në rast miratimi, rekomandohet që norma bazë e taksës së kalimit në rrugë për veturat të variojë nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motoçikletat 0,5 cent për kilometër. Në tarifim janë përfshirë edhe furgonët, norma e tarifimit për ta është përcaktuar 1,5 cent për kilometër, kurse për autobusët 2 deri në 3 cent për kilometër dhe për kamionët 4 cent për kilometër. Në rast se tarifat e rekomanduara miratohen nga Qeveria, për një rrugë ku kalimi do të jetë me pagesë, për 100 km një veturë do të paguajë 3,5 euro.

Në strategji mbetet e papërcaktuar nëse tarifat do të jenë për rrugë individuale apo do të vendosen njëlloj për të gjithë rrjetin. Për Shqipërinë, në strategjinë që ka hartuar BERZH­i, rekomandohet që tarifat të vendosen me norma të barabarta për kilometër për të gjitha rrugët brenda rrjetit, pavarësisht kostove të ndërtimit apo trafikut të automjeteve.

“Përdorimi i normave uniforme tarifore lejon ndërsubvencionimin për rrugët më pak fitimprurëse, nga ato me të ardhura më fitimprurëse”, thuhet në draftin e strategjisë. Në draft ngrihet shqetësimi i tarifave për shtetasit e huaj, ku rekomandohet që ato të zbatohen të njëjta si për vendësit. “Normat e tarifave duhet të jenë uniforme dhe jo të ndryshojnë për trafikun e huaj dhe vendës. Strategjia shqiptare e tarifimit të rrugëve dekurajon çdo skemë proteksioniste që bën të huajt të paguajnë më shumë se vendësit. Skema do të ishte në kundërshtim me rregullat e BE­së, dhe ka të ngjarë të bëjnë më shumë dëm ekonomik, sesa përfitim”, thuhet në draft.

ZBATIMI I TARIFAVE
Në draft sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë­Durrës, Milot­ Morinë, Tiranë­ Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.

Sistem i mbyllur, ku sheshet e pagesave të jenë në çdo hyrje dhe dalje të autostradës, çka siguron që të gjithë shoferët të paguajnë sipas distancës të udhëtimit. Opsioni i dytë është sistemi i hapur, që ofron sheshe tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës. Në strategjinë për vendin tonë rekomandohet skema e hapur për pagimin e tarifave. “Një skemë e tillë do të minimizojë numrin e nevojshëm të pikave të kontrollit dhe zbulimit të automjeteve dhe do të kontribuojë në uljen e kostove të ndërtimit dhe operimit”, thuhet në draftin e tarifimit të rrugëve. /Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook