Lidhu me ne

Temporal

Çfarë është “skandali” i pajisjes së përgjimeve?

Saimirjpg-701x579

Në datën 11 Maj, e përditshmja MAPO botoi një informacion se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) kishte informuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla dhe Presidentin Nishani se Policia e Shtetit po përdorte një pajisje të paregjistruar për gjurmimin dhe përgjimin e telefonëve celularë.

Sipas burimeve të mediave, nisur nga ky informacion i SHISH-it, Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar para disa javësh informacion policisë në lidhje me këtë pajisje të supozuar përgjimi.

Po sipas mediave, policia i ka pranuar Prokurorisë se ajo ka patur, për një farë kohe, një pajisje të tillë përgjuese, e cila është përdorur për trajnimin e punonjësve të policisë. Policia pretendon se, mbas trajnimit, pajisja i është dorëzuar Misionit të Forcave të Policisë Italiane në Shqipëri (Interforze)—mision i cili pretendohet se ia ka ofruar pajisjen policisë si pjesë e mbështetjes për policinë shqiptare.

Prokuroria i ka kërkuar informacione të mëtejshme policisë dhe Misionit Interforze në lidhje me procedurat e ofrimit dhe marrjes së pajisjes përgjuese, si dhe qëllimit dhe mënyrës së përdorimit të saj nga policia shqiptare, por nuk ka marrë asnjë informacion prej tyre.

Ndërkohë, mediat deklarojnë se pajisja për të cilën bëhet fjalë është e tipit “Imci Catcher”—një pajisje e fuqishme për gjurmimin dhe përgjimin e celularëve pa patur nevoje për bashkëpunimin e kompanive celulare.

Partia Demokratike dhe LSI akuzuan policinë se pajisja është siguruar në shkelje të ligjit dhe është përdorur për përgjime të politikanëve.

Ish-kryeministri Berisha publikoi dje një listë me 375 telefonët e të cilëve ai pretendon se janë përgjuar. Në listë janë Presidenti Nishani, Kryetari i Opozitës Basha, ministra, deputetë, gjykatës, prokurorë, ambasadorë të huaj dhe gazetarë.

Ministri i Drejtësisë Manjani deklaroi më 14 maj 2016 se Prokuroria ka nisur hetimin për këtë çështje, sipas Ministrit të Drejtësisë Manjani.

Që nga bërja publike e kësaj çështje, qeveria, Ministria e Brendëshme dhe Policia e Shtetit nuk dhanë për një javë asnjë deklaratë apo informacion publik edhe pse ajo është shëndërruar në fokusin kreysor të mediave dhe të PD-së dhe LSI-së.

Më në fund të hënën paradite, Ministri i Brendshëm Tahiri ndërsa dilte nga një aktivitet publik iu përgjigj interesit të mediave duke thënë se “policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një pajisje përgjimi.” Sipas zotit Tahiri, qytetarët dhe gazetarët duhet të presin informacione nga prokuroria për këtë çështje./EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook