Lidhu me ne

Kryesore

Klementi i fundos të gjithë. Tahiri: Nuk më la Llalla ta arrestoj

image_2016_05_17_1010_1463473628

I gjithë shteti është i eskspozuar ndaj rastit flagrant të mosarrestimit të Klemend Balilit, zyrtarit të LSI-së që nga zyrat e Drejtorisë së Transporteve drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës. Implikimi i strukturave ligjzbatuese nuk është vetëm në faktin pse Balili nuk u arrestua apo ndalua, por edhe sepse ai u la i lirë të arratisej. Publikisht ministri i Brendshëm pohoi në emisionin Top Story se për arrestimin e Balilit u bë pengesë Prokuroria. “Policia i ka bërë në datë 7 apo 8 maj disa kërkesa prokurorisë për ta arrestuar, por ata kanë refuzuar sepse nuk kishin asnjë të dhënë për këtë person. Ne nuk kishim asnjë arsye të arrestonim një njeri vetëm se për të shkruan media. Kanë kaluar 10 ditë që atëherë dhe ne nuk kishim mundësi ta mbanim nën vëzhgim një person kishte një potencial të lartë të largohej. Nëse ju mendoni se ne kishim nevojë ta ndihmonim ne e kishim ndihmuar më përpara. Deri para se të hyja në studio nuk ka një mandat-arresti. Nuk mund të arrestohet dikush vetëm flet media”-deklaroi Tahiri. Ministri duhet vlerësuar për transparencën që po tregon në lidhje me vullnetin e Prokurorisë për të luftuar krimin, por përgjegjësia e tij është në mosmbajtjen në vëzhgim të Balilit, kur policia greke e shpalli publikisht si kapon e organizatës kriminale. Nëse ministri e dëgjoi për herë të parë emrin e Balilit nga mediat, atëherë diskutimi merr një rrjedhë tjetër. Por nuk rezulton të jetë kështu. Policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij hetimit nga pala greke dhe DIA amerikane, ndonëse nga partnerët u la jashtë operacionit. çfarë e pengoi policinë të mbante nën vëzhgim Balilin dhe të mos lejonte arratisjen e tij? Nga ana tjetër veprimet e prokurorisë kanë ngritur shumë hije dyshimi mbi rolin e saj në këtë çështje. Ministri e akuzoi publikisht Llallën, por si mazhoranca dhe opozita deri më tani nuk kanë shprehur ndonjë vullnet për të ngritur një hetim parlamentar mbi këtë çështje. Emri i Klement Balilit implikon segmente të larta të pushtetit dhe kësisoj arrestimi i tij mund të ishte me pasoja politike dhe juridike për të mëdhenjtë e politikës. Por edhe pa u arrestuar, Balili i ka bërë pis, pasi shumë segmente të politikës kanë ngjyer gishtin në tasin e bollëkut të drogës. Që nga kreu u kuvendit Ilir Meta, i cili mori pjesë në imagurimin e hotelit “Santa Quaranta” në pronësi të Balilit dhe shumë të tjerë të pranishëm që duartrokitën këtë investim, si ministri Arben Ahmetaj apo deputeti Koço Kokëdhima. Përveç kësaj, Balili ka qenë pjesë e strukturave të LSI-së dhe financues i saj dhe pavarësisht portalit të transparencës në faqen zyrtare të LSI-së angazhimi i tij politik lë shumë dyshime për burimin e sponsorizimit. Një i afërm i Balilit është kryetar Bashkie në Delvinë dhe hetimit nuk duhet t’i shpëtojë edhe transparenca e financimit të fushatës për zgjedhjen e tij, ku u valëvitëm flamujtë e LSI-së, PS-së dhe partive të tjera. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qenë pjesë e kësaj fushate dhe nëse vërtetohet se burim i financimit kanë qenë paratë e drogës, atëherë pushteti i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” kompromentohet rëndë dhe duhet të ndryshojë emërtim sipas kritereve që përmbush./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook