Lidhu me ne

Temporal

Ja pse bota trembet nga Donald Trump

Ok, nuk është më për të qeshur, shkruante Toronto Star (Kanada) në një editorial. Donald Trumpi tashmë pothuaj e ka siguruar kandidimin nga partia republikane, dhe kjo do të thotë një oportunist racist dhe seksist ka një shans që të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë. “As edhe një ekip shumë i fortë i aparatçikëve më të mëdhenj në botë, nuk mund të transformojë një njeri fajtor për gjithë këto, në dikë që ia vlen të hyjë në zyrën e presidentit”.

Politika e tij e jashtme nuk ka kurfarë kuptimi, shkruante Damir Fras në Frankfurter Rundschau (Gjermani). Trumpi thotë se do të ndalojë të gjithë myslimanët e huaj që të hyjnë në vend, dhe në të njëjtën kohë do të bindë aleatët e myslimanëve të Amerikës që të marrin udhëheqjen kundër Islamit radikal. Ai do të nisë një luftë tregtare me Kinën, e megjithatë në një farë mënyre, do ta bëjë Kinën që të ushtrojë ndikim mbi Korenë e Veriut. Ai mendon se ndërtimi i një muri përgjatë kufirit jugor të Amerikës do të mbajë jashtë imigrantët, dhe për këtë mur do të paguajë Meksika. Politika të tilla janë thjeshtë dëshira. Ne duhet të besojmë se populli amerikan nuk do të votojë për të.

Por kemi nevojë për një plan kontigjence, nëse ata e zgjedhin, shkruante JoongAng Illbo (Korea e Jugut). Trumpi pretendon se Korea e Jugut dhe Japonia “kanë bërë qejf prej aftësisë së Amerikës për t’i mbrojtur” dhe ka thënë se, nëse zgjidhet, do të mbyllë bazat amerikane në Azi, nëse vendet ku ato ndodhen nuk do të paguajnë më shumë për kostot e tyre. Kjo do të ishte një katastrofë, e krahasueshme vetëm me “luftën globale tregtare”, e cila do të nisë, nëse ai rrit 45% tarifat mbi të gjithë importet nga Kina.

Një President Trump do të hidhte në erë të gjithë aleancat e Amerikës, shkruante Niall Ferguson tek The Times. Ai është përbuzës ndaj NATO-s dhe Bashkimit Europian – dy javë më parë u tha britanikëve se ata duhet të votojnë për t’u larguar nga blloku në referendumin e qershorit. Nuk është çudi që presidenti rus, Vladimir Putin është një fans i tij, teksa thuhet se ka deklaruar që Trumpi është i “zgjuar dhe i talentuar”. Ideja që “Donaldi dhe Vladimiri do të konsumojnë “dashurinë” e tyre në Moskë vitin e ardhshëm të ngrin gjakun”.

Në të vërtetë, Putini nuk e ka bërë asnjëherë këtë vlerësim, shkruante Ivan Zubkov në Izvestia (Rusi). Putini ka thënë që Trumpi është “yarkiy”, që do të thotë shumëngjyrësh dhe pompoz, por shtypi amerikan e përktheu keq këtë fjalë si “i zgjuar”, ose inteligjent. Në fakt nuk ka gjasa që të dy do të shkojnë mirë bashkë. Trumpi ka thënë se do të pengojë avionët luftarakë të Rusisë që të kryejnë manovra pranë aseteve amerikane në Balltik, thjeshtë duke i telefonuar Putinit dhe “duke e urdhëruar t’i ndalë”, dhe nëse kjo nuk funksionon, do të hapte zjarr ndaj avionëve.

Për Rusinë, ka të mirë dhe të keqe nga presidenca Trump, shkruante Ilya Baranikas në Moskovsky Komsomolets (Rusi). Trumpi ishte i vetmi kandidat që nuk kritikoi Rusinë për aneksimin e Krimesë, dhe ai ka shumë pak interes në çështjet europiane, gjë që e lë fushën të hapur për Rusinë. Në marrëdhëniet dypalëshe, Putini mund të shfrytëzojë ndoshta “egon e fryrë të biznesmenit”. Por Trumpi “është gjithashtu i rrezikshëm në injorancën e tij, dhe më e rëndësishmja, në paparashikueshmërinë e tij”. Ai vërtetë mund të urdhërojë rrëzimin e avionëve rusë – dhe pastaj, gjithçka mund të ndodhë./Opinion

trump4

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook