Lidhu me ne

Kryesore

Kërcënimi nuk quhet më problem në Shqipëri

roshi

Redaksionale/Opinion.al

Kërcënimi nuk përbën më problem në Shqipëri.

As vepër penale, madje së fundmi as shqetësim edhe kur denoncohet në institucionin ligjvënës, në parlament. Në teatrin absurd të seancës së sotme parlamentare, kur një deputet denoncoi hapur kërcënimin në telefon nga një kryetar bashkie, ajo që “vrau” nuk ishte as arma dhe as fjala e Elvis apo Ervin Roshit.

Ishte indiferenca e kryeministrit përpara të cilit u denoncua një akt kaq i shëmtuar.

Sot, një bashkëpuntor i afërt i Edi Ramës kërcënoi një ish mik dhe bashkëpuntor me të cilin kryeministri ka fituar dhe humbur beteja jo vetëm politike.

Edi Rama është ndoshta i sigurt që Elvisi apo Ervini nuk do guxojë kurrë të ngrejë dorën apo diçka tjetër kundër Blushit, por po kaq i sigurt kryeministri ka qenë edhe kur ka denoncuar sms qytetarësh të indinjuar që në zemërim e sipër edhe e kanë fyer apo paralajmëruar.

Sepse në një shtet demokratik siç pretendojmë të jemi, kërcënimi përveç vepër penale, është akt i shëmtuar dhe barbar sidomos për ata që veç politikës, pretendojnë të kenë edhe nuanca arti në gjakun dhe veprën e tyre.

Shëmtia e mesazhit të sotëm të Elvisit nuk qëndron as te kërcënimi real dhe as te frika e Blushit. Shëmtia e vërtetë e një akti të tillë është tek sindroma e “të fortit”, rrugaçit injorant të veshur me pushtet mbi të cilin fjala nuk ka as vlerë dhe as efekt.

Sepse, Edi Rama dhe ndonjë tjetër si ai ndoshta kanë harruar që të fortët e rrugës që sot drejtojnë këtë vend nuk të ofrojnë kurrë mbështetje dhe siguri edhe në ditët më të vështira.

Sepse, mbi çdo gjë, atyre u vepron instikti rrugaçëror dhe kurrë arsyeja apo marrëveshja.

Sepse, pushteti të zbraz nga vlera morale dhe ndoshta edhe pak letrare, të cilat as Edi Rama dhe ndonjë tjetër nuk i gjejnë dot tek Elvisi i tij…sepse dikush pat thënë shumë kohë më parë se politika të ishte art i politikanëve, që “fjala ishte e para”…dhe fjalët e duhura rrugaçët e politikës vështirë se kanë për t’i gjetur ndonjëherë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix7 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix7 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix7 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix7 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix7 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix7 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix7 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix7 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar8 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook