Lidhu me ne

Kryesore

Pi makiato dhe lexo ndonjë lajm në Podiumi.com

Kotzias bën gati valixhen për në Tiranë. Çfarë përmban paketa e propozimeve për qeverinë Rama

Një paketë e plotë propozimesh për të zgjidhur të gjitha çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në në Tiranë në fillim të qershorit ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996. Propozimi grek do të dorëzohen në përgjigje të plotësimit dhe pjekurinë e 20 viteve që kanë kaluar që nga nënshkrimi i paktit të mëparshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në vitin 1996.

Çështjet kryesore për t’u zgjidhur janë ndarja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) midis Greqisë dhe Shqipërisë, problemet e pronësisë që ekzistojnë në të dy anët, si dhe mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke (1940-41) në territorin shqiptar. Kjo e fundit sipas gazetës Kathimerini mbetet e pazgjidhur qysh nga regjimi i kaluar pavarësisht nga fakti se raste të ngjashme (të tilla si ushtarët italianë të cilët janë në Shqipëri) janë mbyllur shumë kohë më parë.

Në paketën e propozimeve do të përfshihen edhe kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ku sipas gazetës gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Athina, janë shënuar shkeljet të të drejtave fetare dhe politike. Sipas gazetës një pikë kyçe në propozimin grek është edhe nevoja për të mbyllur këto çështje dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur, para fillimit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Athina dëshiron zgjidhje “të pastër” për çështjet bilaterale, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me problematika të mbetura pezull.  Kotzias do të vizitojë Tiranën për të dytën herë në një vit, ndërsa homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati u prit në Athinë marsin e kaluar me një axhendë bashkëpunimi për refugjatët.

http://www.kathimerini.gr/860770/article/epikairothta/politikh/protash-p…

Trump në avantazh nga sondazhet. Merr ftesë nga Cameron për të vizituar Londrën

“Është koha për t’u shqetësuar?”: Këtë pyetje bën Instituti që në bazë të sondazheve vëren një avantazh prej 0.2 për qind të kandidatit republikan Donald Trump ndaj rivales demokrate Hillary Clinton.RealClearPolitics SHBA (RCP) sintetizon sondazhet e opinionit për të matur popullaritetin e pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë.

Në përllogaritjet e fundit, (duke sintetizuar pesë anketa të kryera në periudhën mes 13 dhe 19 majit) Donald Trump kryeson me  43.4%  ndaj  43.2% të Hillary Clinton. Dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë duket se kanë popullaritetin më të ulët në krahasim me fushatat e mëprshme  për presidencën e Shteteve ë Bashkuara

Diefernca mes dy kandidatëve është shumë e vogël dhe ai që ka njohur rritje të popullaritetit ka qenë miliarderi Trump, i cili po fiton epërsi ndaj ish-sekretares së Shtetit. Ndonëse janë ende në garë për t’u shpallur kandidat në partitë respektive Trump e Klinton përtej çdo të papriture do të jenë dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë. Fakt është se 41 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Clinton dhe 56 % mendim negativ. Të njëjtat shifra janë edhe për Donald Trump. Ky i fundit pavarësisht polemikave në distancë me kryeministrin britanik ka marrë ftesë për të vizituar Londrën. E pyetur për ftesën zyra e kryeministrit britanik tha se kjo është një praktikë që ndiqet me kandidatët për President të Shteteve të Bashkuara.

Burimi VOA

 

Fantazma e TEC-it të Vlorës, Gjiknuri paralajmëron dhënien me konçesion

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm sot në forumin “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”. Në fjalën e mbajtur ministri deklaroi se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjuksionin Shqipëri-Kosovë, duke  bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës përmes partneritetit publik privat.

“Do të hapë mundësi për vënien në punë të një aseti tjetër strategjik tonin që ka qenë fantazmë, siç është TEC-i  i Vlorës. Ne kemi siguruar fondet për studimin e fizibilitetit, madje shumë shpejt do të kemi mundësinë e afrimit të partnerëve privatë. Kemi synimin që të gjejmë një operator privat nëpërmjet partneritetit publik-privat që të marrë përsipër vënien në punë, riparimin, investimin e nevojshëm për konvertimin me gaz, megjithëse ato punojnë edhe me naftë edhe me gaz”, deklaroi Gjiknuri.

Termocentrali i Vlorës përfundoi së ndërtuari në vitin 2009, me një investim prej 110 milionë eurosh nga shteti shqiptar dhe u vu në punë vetëm për 2 vjet, për shkak se shfaqi një defekt në sistemin e ftohjes së tubacioneve. Në fakt KESH nuk e ka marrë ende në dorëzim TEC-in e Vlorës nga kompania ndërtuese, pasi ka probleme me impiantet e ftohjes, dhe palët gjenden në arbitrazh ndërkombëtar. Ky projekt ka nisur në vitin 2004 me një kredi prej 92 milion të Bankës Botërore, që shlyhet tashmë nga taksapaguesi shqiptarë. I planifikuar për të funksionuar me naftë, ai rezultoi me kosto të lartë të prodhimit të energjisë. Tani pas më shumë se 12 vitesh TEC-i kërkon para të tjera shtesë për ta kthyer teknologjinë nga me naftë, me gaz.

Ministrja e Mbrojtjes: Katastrofë mjedisore në Zvërnec

“Katastrofë mjedisore në ‪Zvërnec‬.
Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te ‪‎Petrolifera‬.
Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj.
Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e ‪Shqipërisë‬ dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ‪ZERO‬ tolerancë për përgjegjesit”.
Kështu shkruhet në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka dhënë alarmin. Zona në fjalë është nga ato që përfliten për aktivitete të mdha informale dhe nuk përjashtohet që shqetësimi i ministres për mjedisin, të lidhet me ndonjë ndërhyrje.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook