Lidhu me ne

Kryesore

Udhëzimi i fundit nga MASH, ja datat e Provimeve të Lirimit 2016

1d88e4bc9ee3e9a0c29e9a7093a6c638

Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka lënë për në momentet e fundit shpalljen e datave të tri provimeve kombëtare të arsimit bazë, apo siç quhen ndryshe, Provimet e Lirimit. Procedurat e administrimit të provimeve të nxënësve të klasës së 9-të janë të njëjtat si ato të maturës, po ashtu edhe masat që do të merren për ruajtjen e tezave. Sipas udhëzimit nr. 8, datë 25.05.2016 të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tri Provimet e Lirimit do të nisin mesin e muajit qershor, ndryshe nga vitet e tjera, që fillonin javën e parë të qershorit. Në rregulloren e provimeve të lirimit përcaktohet ndër të tjera se provimet zhvillohen vetëm në ambientet e shkollave publike.

Datat

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e tri provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Provimi i parë do jetë Gjuha e Huaj, e cila do të zhvillohet në datë 14 qershor 2016, më pas provimi i Gjuhës Shqipe i cili do të vijoi në datë 18 qershor, ndërsa Matematika do të zhvillohet në datë 23 qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas udhëzimit të MAS, nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase zhvillojnë edhe provi-min kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë Am-tare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë Amtare do të zhvillohet në datë 17 qershor 2016.

Udhëzimi

Sipas udhëzimit të MAS, testi i Gjuhës së Huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. “Nxënësit e klasave të IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë filluar në klasën e III dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës, të filluar në klasën VI”, përcaktohet në udhëzimin e MAS. Për nxënësit e klasave të IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, në udhëzim përcaktohet se testi duhet të hartohet dhe korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve. Po ashtu, për shkollat e pakicës kombëtare grekë, teza e provimit në lëndën Gjuhë Amtare përgatitet nga DAR Gjirokastër. Ndërsa për ato të pakicës maqedonase, teza e provimit kombëtar të Gjuhës Amtare përgatitet nga DAR Korçë. Në pikën 11 të këtij udhëzimi përcaktohet se nxënësit me aftësi të kufizuar i zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Për nxënësit që nuk shikojnë, AKP një ditë para zhvillimit të provimit i kthen në sistemin e shkrimit brail. Nxënësit mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë, në shtator.

Administrimi

Më 30 mars, MAS ka miratuar edhe rregulloren e zhvillimit të provimeve të lirimit. Sipas rregullores, shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimit bëhet me procesverbal. Materialet e provimit tërhiqen nga AKP një ditë para provimit, nga përfaqësuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i Këshillit të Provimeve të Lirimit (KPL) dhe në prani të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA). Këta persona mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e tyre deri në dorëzimin te kryetari i KPL. Në nenin 16 të kësaj rregulloreje përcaktohet se qendrat ku do të zhvillohen provimet do të jenë vetëm në shkollat publike, pra edhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare jopublike, provimet kombëtare të lirimit i bëjnë në ambientet e shkollave publike. Ambientet nuk duhet të jenë për më pak se 20 nxënës. Shkollat që kanë më pak se 20 nxënës grupohen dhe është kryetari i KPL-së që e përcakton qendrën ku do zhvillohen provimet.

GSH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix5 minuta më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike7 minuta më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix12 minuta më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix14 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix32 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix34 minuta më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix35 minuta më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet38 minuta më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Mix41 minuta më herët

Publikohet traileri i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red” ku luan edhe Rita Ora

Filmi i quajtur “Descendants: The Rise of Red”, vendos vajzën e ‘Mbretëreshës së Zemrave’ përpara dhe në qendër dhe trailer-i...

Facebook